SHOQERIA NJERZORE
Ne kohen e sotme problemet e renda te njerzimit burojne jo vetem nga mungesa i drites shpirterore ,por edhe nga mungesa e kuptimit te duhur te fenomeneve shoqerore ,gjate historise se gjate te ekzistences njerzore rreth 1 milion vjecare ,njerzimi nuk ka qene i afte te ndertoje nje shoqeri te vertete ,qe te perballoje nevojat ne rritje te anetareve te saj
Shoqeria (ne sanskrisht samaja)eshte percaktuar si levizja shumatore e
nje grupi njerzish drejt nje qellimi kozmik,shpirti i shoqerise eshte si
ai i nje grupi pelegrinesh ,ne qoftese nje pelegrin semuret ,te tjeret
nuk do ta lene ne ane te rruges ,por do te gjejne menyrat per ta kuruar
,edhe pse i gjithe grupi i pelegrineve duhet te ngadalesoje hapin ,edhe
shoqeria duhet te kete nje shpirt te tille ,te mos lejoje qe asnje
individ te mbese prapa ne marshimin drejt qellimit
Ne baze te ketij percaktimi, njerzimi nuk ka ndertuar akoma ate qe mund te quhet SHOQERI
Ka tre gjera te domosdoshme per ndertimin e nje shoqerie te vertete njerzore
1-shoqeria duhet te kujdeset per ekzistencen e vet (ASTI)
2-te kete nje menyre qe te zhvillohet(BHATI)
3-dhe te kete nje qellim per te arritur (BRAHMA)
Ekzistenca perfshin gjithashtu sisteme te duhura per nevojat jetike baze si :
-ushqimi
-veshmbathja
-strehimi
-arsimi
-kujdesi mjekesor
Zhvillimet e fundit te njohurise njerzore tekniko-shkencore bejne te
mundur garantimin e nevojave baze te te gjithe njerzve,por vetedija
shoqerore ka mbetur prapa ne krahasim me perparimin teknollogjik,per nje
pjese te madhe te popullsise se botes eshte vene ne dyshim deri edhe
ekzistenca e tyre ,per te perballuar kete problem te madh planetar shrii
shrii anandamurti ka themeluar nje filosofi te quajtur SISTEMI I DOBISE
PROGRESIVE ose P.R.O.U.T.
Per zhvidhimin e shoqerise ka gjashte faktore ose gjashte kolona qe e
ruajne fort strukturen e saj,kur studiojme historine ne habitemi se si
nje civilizim zevendeson nje tjeter ,ose se si disa pushtues u asimiluan
nga civilizimi qe ata po perpiqeshin te pushtonin
pergjigjia gjendet ne faktin se disa civilizime kane qene vecanerisht te
forte ne disa nga gjashte faktoret qe do rendisim me poshte ,dhe se
psikologjia e tyre kolektive ishte e afte te kapercente ate te rivaleve
te tyre
1-ideologjia shpirterore
Shoqeria ka nevose per nje perceptim te universit dhe te vendit qe ze
njerzimi ne te,njerzit duhet te dine se cila eshte origina e tyre si dhe
qellimin drejt te cilit po levizin
shoqerite primitive kane lloj mitesh te krijimit ,dhe shoqeri te tjera
kane religjione te ndryshme per tu perballuar me keto ceshtje
2-praktika shpirterore
Ky faktor ploteson faktorin e pare,pra nuk mjafton tu thuash njerzve se
ata mund te arrijne nje gjendje te caktuar te qenjes,por duhet edhe ti
pajisesh ata me mjetet praktike per te realizuar mundesite me te larta
,disa shoqeri kane lutje dhe rituale te cilat praktikohen nga nje pjese e
gjere njerzish,gjeja me e mire do te ishte te te kishim nje praktike te
racionale dhe shkencore ,qe te mund ti mesohej sa me shume
njerzve,sepse zhvillimi mendor i sa me shume njerzve qe te jete e mundur
me ane te edukimit te duhur dhe praktikes shpirterore duhet te jete nje
nga themelet e nje shoqerie sublime
3-sistemi social-ekonomik
Te gjitha shoqerite duhet te vendosin se si do ti perdorin burimet e
tyre te kufizuara ,jane krijuar sisteme te ndryshme si
fashizmi,nazismi,marksizmi(komunizmi),kapitalizmi, por problemet
themelore te shoqerise nuk jane trajtuar sic duhet ,sic kemi permendur
me lart PROUT ofron nje sistem social-ekonomik te bazuar tek
spiritualiteti si nje zevendesues te sistemeve te tanishme te cilat nuk
kane permbushur shpresat e njerzve
4-vizioni shoqeror
Pa nje vizion te duhur shoqeror edhe idete me te mira social-ekonomike
mund te mos materjalizohen,konkretizohen,nje kendveshtrim i shendoshe
eshte atehere kur nje njeri i shikon krijesat e tjera sikur te ishin
vellezerit dhe motrat e tij ,nje ndjenje e tille vellazerie nuk mund te
realizohet pa bere praktike shpirterore ,e cila mund ta cliroje mendjen
nga ndjenjat e ngushta , sepse pjesa me e madhe e trazirave te sotme
vijne nga nje kendveshtrim i gabuar shoqeror
5-shkrimi i shenjte
Ne sankrisht shkrimi i shenjte quhet SHASTRA qe do te thote –ajo qe te cliron nepermjet disiplines
Te gjitha shoqerite kane kode sjelljeje te paraqitura ne mesimet e
anetareve te saj me te ndricuar ,keto kode udheheqin dhe frymezojne
pjesen tjeter te shoqerise
per sa kohe keto kode peputhen me vlerat themelore njerzore dhe me
thelbin e natyres njerzore DHARMA atehere shoqeria zhvidhohet ne menyre
te shendoshe
6-mesuesi (udheheqesi shpirteror)
Faktori i fundit eshte mesuesi ,i cili eshte misherimi i vlerave te
shoqerise ,mesuesit jane udheheqes social-shpirterore, prania e te
cileve eshte jetesore ,esenciale,per zbatimin e filozofise shpirterore
mbi te cilen ajo shoqeri eshte ngritur
Ne qoftese nje shoqeri eshte e forte ne keto gjashte faktore te
zhvillimit atehere kjo shoqeri mund te levizi drejt qellimit
kozmik,lumturise hyjnore,dhe vetem keshtu ne kete rast shoqeria do te
jetoje gjate ,per me teper ato grupe shoqerore qe i kane keto gjashte
faktore do te jene ne gjendje te krijojne udheheqes shpirterore SADVIPRA
te cilet do mund te ndihmojne njerzimin te kaperceje cdo pengese qe i
del perpara
Persa i perket qellimit kozmik apo lumturise hyjnore,nuk eshte e mundur
qe te gjithe ta arrijne ne te njejten kohe ,megjithate qellimi kozmik
duhet te jete paresor dhe shoqerite duhet te levizin ne ate drejtim ,ky
ideal kozmik eshte i vetmi ideal i cili mund te ndihmoje njerzimin per
tu bashkuar dhe per te qendruar keshtu per te gjitha koherat dhe epokat
qe do vijne………
Shrii Shrii Anandamurti
Commenti