“Është e gabuar të mendosh se duke lexuar libra voluminoz ose duke dhënë
leksione të bukura mund të arrihet Parama Purusha Thelbi Suprem. Për të
takuar Zotin nuk kërkohet asnjë bursë apo edhe shkrim e këndim. E
ardhmja e atyre që janë injorantë është gjithashtu e ndritshme.
Marrëdhënia e Zotit me njerëzit është një marrëdhënie familiare. Kur
prindërit ushqejnë fëmijët, ata nuk i japin katër çapa buke djalit që ka
diplomë Master dhe vetëm një djalit tjetër që është thjesht fillestar.
Për prindërit, të gjithë fëmijët e tyre janë të barabartë. Po kështu,
për Perëndinë të gjithë njerëzit janë të barabartë për dhenjen e
ushqimit shpirtëror që Ai do t'u japë. Në realitet, dashuria prindërore
nuk varet nga edukimi i fëmijëve, por nga lidhja e fëmijëve me prindërit
e tyre.
Studiuesit apo intelektualët kanë një disavantazh. Ata lexojnë teori dhe
filozofi të ndryshme dhe këto gjëra krijojnë një përplasje dhe rreth
vicioz te mbyllur në mendjet e tyre. Nuk munden të vendosin nëse kjo
filozofi është e saktë, apo jo. Në fund të fundit, ata te pashkolle janë
më mirë sepse ata ecin në rrugën shpirtërore të palëkundur, të
patrazuar nga idetë kontradiktore. Intelekti është i paaftë për të
kuptuar Parama Bahman. Në fund të fundit, intelekti është thjesht një
krijim në procesin e pratisaiṋcara, ku Ndërgjegjja e Pastër kthehet në
mendje nga pesë faktorët bazë në të cilët ishte shndërruar tashmë më
parë. Duke qenë një gjë e krijuar, intelekti nuk mund ta kuptojë
Krijuesin e tij, Qenien Supreme. Kukullat mund të luajnë çdo truk që i
drejton pronari i tyre për të luajtur, por ato nuk mund të kontrollojnë
mjeshtrin që i drejton."
Shrii Shrii Anandamurtijii
- Ottieni link
- X
- Altre app
Commenti