Përfundoni punën tuaj vetëm me këtë tru

 Vásáḿsi jiirńani yathá viháya naváni grhńáti naroʼparáńi;

Tathá shariiráni viháya jiirńányáni saḿyáti naváni dehii.

“Kur rrobat bëhen të vjetra dhe të copëtuara, ato zëvendësohen me të reja. Ky është ligji. Askush nuk dëshiron të veshë rroba të vjetra, të copëtuara dhe të pista. Në mënyrë të ngjashme, kur trupi bëhet i vjetër dhe i pavlefshëm, ai ndryshohet për një më të ri, dmth reinkarnacioni.”

Trupi plaket për shkak të punës, aktivitetit. Njeriu duhet të marshojë çdo fraksion të sekondës në jetën e tij. Marshimi përpara vetëm mund të vendosë një në Dharma spirituale. Ata që nuk lëvizin, nuk duan të ecin, janë si kufoma; vendi i tyre nuk është në shoqëri, por në terrenin e djegies. Ata janë [mëkatarë], antisocialë.

Ka lëvizje në të tre sferat e jetës - fizike, mendore dhe shpirtërore.

Lëvizja në sferën fizike nënkupton ndërtimin e shoqërisë sadvipra. [Sadvipra: jane revolucionare shpirtërore.] Shoqëria është e mbushur me dogma antisociale sot. Thyejini këto me një goditje të këmbëve. [Ky është fati yt.] e vjetra,e degraduara do t'ju kundërshtojë, por ju do të duhet të përballeni me sfidën. Ai që asgjëson dogmen antisociale fizik është një sadvipra. Kjo është dharma juaj në botën e zakonshme.

Ju jeni qenie njerëzore, sepse po luftoni kundër imoralistëve.

Në sferën psikike ju duhet të vendosni drejtësinë duke hequr papastertite e mentalitetit të papërpunuar krudo. Kudo në botë sot dominon intelekti i papërpunuar,injorant dhe krudo. Është detyra juaj ta zëvendësoni atë me intelektin tuaj të drejtë.

Një herë po udhëtoja me makinë në Bihar. Shoferit iu desh të ndalonte makinën disa herë për të hequr qentë nga rruga. Kur një sádhaka aspirant shpirteror që ishte ulur pranë meje më pyeti pse qentë nuk ia vunë veshin borisë së makinës, unë u përgjigja se qentë nuk mund të dëgjonin, sepse kjo ishte mbretëria e qenve, sundimi i qenve.

Kjo është gjendja që mbizotëron sot në mbarë botën. Intelekti i papërpunuar i kafshëve po mbretëron suprem në të gjithë botën. Ju duhet ta hiqni atë. Është e natyrshme që nuk do të dëgjojne thirrjen tuaj, nuk do duan të lëvizin nga pozicioni i tyre. Në këto rrethana, do t'ju duhet të hiqni mbizotërimin e intelektit të kafshëve i.njorante edhe me përdorimin e forcës. Unë nuk dua që [kafshët] në formën e qenieve njerëzore të mbeten në këtë tokë as për një sekondë. Kjo është një botë e njerëzve dhe jo e kafshëve. Prandaj, mos u relaksoni as për një pjesë të sekondës.

Në sferën shpirtërore, detyra juaj është të krijoni idenë e vellazerise kozmike. Të ecësh përpara është jetë. Ata që i shmangen përgjegjësisë për të ecur përpara duhet të hidhen në koshin e mbeturinave. Nëse trupi plaket duke lëvizur, le të ndryshohet. Nuk është e përshtatshme të vishni rroba të vjetra dhe të pista. Nëse trupi prishet gjatë procesit të ecjes përpara, ndërrojeni me një tjetër dhe vazhdoni të bëni veprime të mira.

Unë dua që ju të punoni vetëm me këtë trup, dhe pastaj ta lini atë përgjithmonë. Kjo nuk është e pamundur për ju. Rritni shpejtësinë e aktiviteteve tuaja mijëra herë ose edhe të panumërta herë më shumë se sa është tani, dhe kryeni punën tuaj vetëm me këtë trup.

Ekzistojnë tre sfera - fizike, mendore dhe shpirtërore. Ata janë trilokat dhe ai që i kontrollon është "Trilokanáth". Është dharma juaj t'i tregoni shoqërisë rrugën e duhur në ato tre sfera – kjo varet edhe nga shpejtësia juaj.

Punoni me fuqinë e pafundme të Paramátman Zotit te Madh dhe me shpejtësi të pafund. Fitorja është me siguri e juaja.



Publikuar ne: Ánanda Vacanámrtam

Shri Shri Anandamurtiji

Commenti

Post più popolari