Cfare eshte Joga?
Kur sfera e njohurive zgjerohet, shume sekrete te botes zbulohen perpara
teje. Njeri prej tyre eshte Joga. Rreth 7000 vjet me pare nje jogi i
madh, Sadashiva, pershtati disa nga deget e jogave qe egzistonin ne ate
kohe. Perpara Shiva-s shtroheshin shume pyetje qe kerkonin pergjigje.
Ajo qe permbledh kete proces pyetje-pergjigjesh quhet Tantra.
Njehere e nje kohe bashkeshortja e Sadashiva-s e pyeti Shiva-n; - "O
Zot, per te kryer disa detyra duhen disa cilesi ose kushte. Por per te
arritur shpetimin cfare kushtesh nevojiten?" Shiva i tha se minimumi i
kushteve qe duhen nuk eshte asgje tjeter vecse nje trup njerezor dhe nje
mendje njerezore. Kaq mjafton. Nuk ka pengesa raciale, ngjyre dhe te
asnje lloji tjeter. Ai tha;
"Per te arritur shpetimin cilido duhet te njohe veten dhe nga njohja e vetes, cilido arrin shpetimin."
Cfare eshte Joga?
Fjala Joga vjen nga Sanskrishtja dhe do te thote bashkim, shkrirje ose
perqendrim. Eshte bashkimi ose unifikimi i unit tone me Zotin. Eshte
ofrimi i fuqive te trupit, mendjes dhe shpirtit, Zotit. Joga do te thote
nje drejtpeshim i shpirtit qe na lejon ta shikojme jeten ne gjithe
aspektet e saj njekohesisht. Kur mendja, intelekti dhe vetja jane nen
kontroll, te cliruara nga deshirat e trazuara qe qendrojne brenda ne
shpirt, atehere njeriu behet njesh me Zotin. Kur trazimet e mendjes,
intelektit dhe vetes prehen me anen e praktikimit te Joga-s, jogi me
miresine e Shpirtit qe eshte brenda, gjen plotesimin. Atehere ai njeh
lumturine e perjetshme qe ndodhet pertej perceptimeve te shqisave dhe qe
aresyeja nuk i rrok dot. Ai ka gjetur thesarin qe ka vlere me shume se
cdo gje ne bote. Ai nuk ndikohet nga asgje, as nga dhimbja e as nga
brenga.
Joga nuk i perket atij qe eshte grykes, as per ate qe vdes urie. Nuk
eshte per ate qe flen shume apo per ate qe rri zgjuar. Nga harmonizimi i
ngrenjes me pushimin nga rregullimi i aktivitetit te punes ne perputhje
me gjumin dhe zgjimin, Joga shkaterron cdo brenge dhe dhimbje. Joga nuk
eshte religjion ne vetvete. Ajo eshte shkenca e religjioneve.
Shri Shri Anandamurtiji
Commenti