... kur lind çështja e përgjegjësisë sociale, ajo duhet të
konsiderohet me shumë kujdes. Njerëzve të papërgjegjshëm nuk mund t'u
besohet përgjegjësi shoqërore, sepse ata që mbajnë mbi supe
përgjegjësinë sociale do të duhet ta udhëheqin njerëzimin në rrugën e
zhvillimit dhe të korrigjojnë anetaret e shoqerise nga rrugët e
mëkateve.
Nëse ata vetë janë të një mentaliteti të mbrapshtë, nuk do ta kenë të mundur të kryejnë përgjegjësinë e tyre shoqërore.
Është thënë: "Trupi kolektiv i atyre që janë të angazhuar në përpjekjet e
përbashkëta për të kapërcyer hendekun midis shprehjes së parë të
moralit dhe vendosjes në humanizmin universal quhet shoqëri".
Pra, përgjegjësia sociale duhet t'u besohet atyre që janë të aftë ta
përmbushin atë me ndershmëri. Nëse morali është pikënisja e rrugëtimit
të shoqërisë, atëherë ata që janë në krye të saj duhet të jenë
moralistë. Dhe meqenëse shoqëria synon të vendosë universalizmin, ata
njerëz duhet të jenë universalistë.
Dhe per te mbushur plotesuar hendekun midis moralizmit dhe humanizmit
universal duhet të ushtrohet, sádhaná-ja praktika shpirtërore kjo gje
eshte një domosdoshmëri, kështu që njerëzit e pergjegjshem duhet të
praktikojnë sádhaná praktike shpirterore rigoroze.
Filozofia e tyre e jetës duhet të jetë: “Morali është baza, sádhaná është mjeti dhe jeta hyjnore është qëllimi.
Në ditët e sotme, anembanë globit dhe veçanërisht në perëndim, në
emër të mësimdhënies së jogës, disa pseudo-yogi po bëhen sipërmarrës
dhe po ia shesin publikut mënyrat e tyre jo të shenjta duke hapur të
ashtuquajturat qendra joge dhe meditimi. Por në keto qendra, ata nuk
bëjnë bhakti (devocionin) yoga; dhe drejtimi i tyre nuk është një qasje e
përqendruar te Zoti.
Dhe per me teper ata japin mësime false si pranayama Leksione te
frymemarrjes joga te gabuar etj. Mjerisht, kur qëllimi nuk është Parama
Purusa THELBI SUPREM-ZOTI, atëherë ky tip apo lloj joga, meditimi dhe
pranayama e rreme sjellin në fund një degjenerim të tmerrshëm. As
publiku modest nuk është i vetëdijshëm dhe as këta fajtorë nuk e
kuptojnë se çfarë rreziqesh po i afrojne vetes se tyre.
Është detyra jonë sa më shumë që të jetë e mundur të paralajmërojmë të gjithë për mirëqenien e tyre.
Referenca
Ananda Marga, Dashuria eshte parakushti thelbësor
Commenti