Neo-humanizmi
Nje nder faktoret e rendeshishem ne zhvidhimin e nje shoqerie eshte
kendveshtrimi i duhur social ,ne te kaluaren civilizime te shumta jane
dobesuar dhe jane shembur ose zhdukur fare per arsye se nje klase e
caktuar shoqerore ose nje grup shoqeror e konsideronte nje klase ose nje
grup tjeter si inferior dhe i trajtonin si skllever ,ne ditet e sotme
nje nga te metat e medha te civilizimit modern eshte se nuk ka rrespekt
dhe dashuri reciproke midis njerzve ,nje rrace lufton nje tjeter rrace
,nje grup gjuhesor lufton nje tjeter grup gjuhesor ,nje religjon lufton
nje tjeter religjon,e keshtu me rradhe……,ndarjet ne shoqerine e sotme
jane te pafundme dhe po ja marin frymen jetesore civilizimit tone
Jo vetem qe ka nje mungese te rrespektit rreciprok midis njerzve ,por
njerzit kane humbur vleresimin dhe pergjegjesine edhe ndaj kafsheve
,bimeve,etj,te cilat ndodhen ne kete planet bashke me ne ,shkaterimi pa
arsye qe ne njerzit i bejme jetes bimore dhe shtazore ,ndotja e
ajrit,tokes ,detit,dhe hapesires,kerrcenojne te demtojne seriozisht
ekosistemin e tokes duke e bere ate te pa pershtatshem per te gjitha
format e jetes
Neo-humanizmi vjen nga kuptimi i natyres njerezore themelore DHARMA te
qenjeve njerzore ,jeta njerzore ka tre aspekte themelore qe nuk mund te
injorohen nga askush,dhe keto jane aspekti
-fizik
-psiqik
-shpirteror
Ne lidhje me aspektin fizik shkenca e biologjise ka zbuluar shume nga
funksionet e trupit te njeriut ,megjithate deri me sot nevojat
psiko-spirituale te njerzve nuk jane kuptuar plotesisht ,megjithe
perpjekjet e kerkuesve te shpirtit
mundesite me te medha te natyres njerzore kerkojne qe mendja te jete e
lire ,te zgjerohet ,dhe te shkoje drejt vetedijes supreme (zotit) ,kur
ndodh kjo gje ,qenja njerzore zhvillon dashurine per vetedijen
supreme,dhe per te gjitha qenjet e tjera te krijimit qe jane njerzit
,kafshet,bimet,etj,dashuria per vetedijen supreme duhet te konsiderohet
si thesari me i madh i njerzimit,pa kete ndjenje jeta behet boshe dhe e
pa kuptimte
Ne ditet e sotme njerzimi nuk ka arritur te ndertoje nje filosofi te
pershtatshme te jetes ,keshtu qe shoqeria qe kemi ndertuar nuk eshte ne
perputhje dhe ne harmoni me deshirate brendshme te zemres se njeriut
,sot materjalizmi ka pushtuar cdo pjese te jetes njerzore dhe po
shkaterron ndjenjen e devocionit te shoqerise njerzore ,si rezulltat i
kesaj mungese te ekuilibrit ne mes te nevojave te brendshme te njerzve
dhe te realitetit te jashtem kemi kete mjerim ,ankth,semundje
mendore,nervore,etj,ne shoqerine e diteve te sotme
zgjidhja per te rregulluar kete dis-ekuiliber eshte nje filosofi e cila
harmonizon nevojat e brendshme te njerzimit me kerkesat e botes se
jashtme materjale ,qe te zbatohet nje filosofi e tille duhet qe te
njohim faktoret te cilet kercenojne thesarin me te madh shpirteror qe ka
njerzimi DEVOCIONIN
Jane tre ndjenja njezore te cilat pengojne zgjerimin e mendjes njerzore drejt realizimit spiritual dhe drejt universializmit
1-gjeo-sentimenti
Kur nje njeri eshte fiksuar me vendin e tij te lindjes kjo gje quhet
gjeo-sentiment ,ne te kaluaren por edhe ne ditet e sotme shume njerez
shqetesohen vetem per vendin e tyre ,si pasoje e kesaj dashurie per
vendin e tyre linden tek keta njerez ndjesi te tilla si
gjeo-politika,gjeo-religjioni,gjeo-ekonomia,gjeo-patriotizmi,etj,politikanet
kane shkaktuar shume luftra te pergjakshme duke perdorur
gjeo-patriotizmin, per te nxitur masat popullore ,kolionalizmi i te
shkuares dhe neo-kolionalizmi i diteve te sotme ,nuk jane gje tjeter por
vecse nje forme e gjeo-ekonomise
(le te zhvillojme vendin tone ,edhe pse kjo gje behet ne kurriz te vendeve te tjera)ky eshte nje slogan i gjeo-ekonomise
2-social-sentimenti
Nje ndjenje tjeter qe ka demtuar njerzimin quhet social-sentimenti ne
kete rast njerzit e perqendrojne kujdesin e tyre mbi grupin shoqeror te
cilit i pekasin ,mund te jet ky nje grup kombetar ,gjuhesor,ose fetar
,etj,megjithate kur kjo ndjenje nganjehere eshte me e madhe dhe
espansive se gjeo-sentimenti ,(kur grupi eshte me i madh)ajo krijon nje
vetedije te grupit e cila bie ne kundershtim me ndjenjat e grupeve te
tjera ,lufterat fetare te se kaluares dhe se tashmes jane shkaktuar nga
kjo ndjenje shoqerore qe quhet social-sentiment
3-humanizmi
Se fundi zgjerimi i mendjes njerzore pengohet edhe nga nje ndjenje
tjeter ne dukje e mire qe eshte "humanizmi" ,dashuria dhe rrespekti per
qenjet njerzore ose humanizmi duhet te ishte nje ndjenje fisnike e cila
bashkon njerzimin duke lartesuar mendjet e te gjithe njerzve ,megjithate
humanizmi i zakonshem ka disa te meta,qe jane:
-e para eshte se ky humanizem nuk perfshin kafshet dhe bimet ,njerzit
flasin per "te drejtat e njeriut"por vazhdojne te shkelin te drejtat e
kafsheve dhe te bimeve per te ekzistuar
-e dyta nje mangesi tjeter e humanizmit eshte se duke mos pasur nje
shtrat shpirteror ,ai shpesh degjeneron ne pseudo-humanizem ,per
shembull te ashtuquajtura vende te zhvidhuara japin ndihma per vendet me
pak te zhvilluara ne emer te humanizmit ,por prapa shpine korporatat
dhe multinacionalet te po ketyre vendeve shfrytezojne pasurite e vendeve
me pak te zhvilluara ,duke krijuar varferi dhe shkaterrime masive
ekologjike ne kerkim te perfitimit te pa skrupullt
Geo-sentimenti,social-sentimenti,dhe pseudo-humanizmi, mund te luftohet
vetem atehere kur njerzit te kene te mprehur aftesine e logjikes
,mendimi logjik eshte nje mjet shume i cmuar qe njerzit zoterojne
,nepermjet studimit dhe perdorimit te mendjes njerzit duhet te shohin
pertej ndjenjave gjeografike te propoganduara nga demagoget
Ndjenjat sociale mund te luftohen edhe duke ju permbajtur parimit te
barazise sociale SAMA-SAMAJA-TATTVA tek njerzit shquhen dy psikologji te
ndryshme
-disa njerez jetojne vetem per kenaqesine e tyre egoiste dhe nuk mendojne kurre per nevojat dhe te drejtat e te tjereve
Nje kendveshtrim me pozitiv kane ata njerez te cilet jane te vendosur te
ecin drejt vetedijes supreme,dhe gjate rruges se tyre ata punojne dhe
perpiqen qe te zhdukin pabarazite sociale te cilat ndajne njerzimin
PROUT thote se PERPJEKJA PER TJU AFRUAR REALITETIT TE FUNDEM DUKE
KRIJUAR NJE SHOQERI TE LIRE NGA TE GJITHA PABARAZITE SOCIALE KU SEJCILI
ANETAR I RRACES NJERZORE LEVIZ NE UNISON ME TE TJERET QUHET
SAMA-SAMAJA-TATTVA
Pra ndjenjat dhe ndarjet sociale mund te kapercehen nepermjet
kendveshtrimit spiritual qe ndodhet ne SAMA-SAMAJA-TATTVA ,celesi i
zhdukjes se pabarazise sociale eshte mendesia proto-spirituale, e cila
eshte perpjekja per ta drejtuar mendjen drejt nje objekti-subjekti
spiritual (VETEDIJA SUPREME )kur ky lloj parimi behet parimi i jetes
njerzore atehere dhe vetem atehere ndjenjat dhe padrejtesite sociale
mposhten kollaj
Ne kete menyre qe te shmangen difektet e ndjenjave pseudo-humaniste ne
fillim njerzit duhet te pranojne se te gjitha krijesat kane vlere
ekzistenciale ,kjo gje do te thote se te gjitha krijesat kane te drejte
te jetojne dhe te zhvillohen sipas natyres se tyre,njerzit duhet te
marin masa qe edhe habitatet e kafsheve dhe te bimeve te cilat duken ne
pamje te pare sikur nuk jane te dobishme per njeriun te mos shkaterrohen
Per te luftuar pseudo-humanizmin ,ne duhet te jemi te motivuar nga
spiritualiteti,humanizmi nuk duhet te mbese nje koncept abstrakt,por
duhet te ushqehet me rreke dashurie,kur nje njeri ben praktike
shpirterore brenda tij rritet dashuria per te gjitha qenjet ,dhe kur kjo
gje manifestohet ne jeten individuale dhe sociale atehere
spiritualiteti behet mision i gjithe njerzimit dhe universialiteti
arrihet
Vetem neo-humanizmi eshte zgjidhja e problemeve te botes ,sepse
udheheqesit e sotem fetare ,politike dhe sociale jane perpjekur te
pengojne perparimin e njerzimit me ane te dogmave si
pseudo-humanizmi,pseudo-spiritualiteti,dhe me masa te pa sinqerta dhe
gjysmake per rreformim
Vetem kur njerzimi te pranoje vetedijen supreme si qellim te jetes dhe
te levizin si nje trup i vetem drejt ketij qellimi ,atehere do te
kapercehen te gjitha pengesat cilado qofshin ato
Shrii Shrii Anandamurti
Commenti