Kjo eshte shume e bukur (ju a kushtoj juve te 5 qe me lexoni) dhe mos harroni se ju shikoj nepermjet IP tuaj
Çfarë është abhidhyána?
ZOTI është qëllimi im. Përpiqem të arrij Parama Puruśa ZOTIN E MADH ,
domethënë bëj sádhaná-Praktike shpirterore. Ju e dini se emri tjetër i
Parama Puruśa është Liilámaya [loja kozmike]. Ju do të gjeni Parama
Puruśa nëse e doni Atë me gjithe zemër. Por Ai luan një lojë hyjnore me ju
kukafshehti. Nëse Ai nuk luan me ju, ju nuk do të merrni ánanda
[lumturine e pafundme]. Një person duhet të vrapojë andej-këtej pas Tij
dhe të mendojë: "Çfarë po ndodh, çfarë po ndodh?" Kjo është nje denim per mua.
ZOTI është qëllimi juaj. Ju do të realizoheni në Parama
Puruśa Zotin e Madh. Nëse Parama Puruśa kapet lehtësisht në zemrën tuaj, atëherë ky
është vullneti i Parama Puruśa.
Nëse Parama Puruśa ikën nga ju, atëherë çfarë duhet të bëni?
Nëse mendoni, "Parama Puruśa nuk më do mua", dhe kthehesh mbrapa,
atëherë je i mundur nga Parama Puruśa. Por nëse Parama Puruśa ikën dhe
ju e ndiqni Atë, nëse thoni, "Unë nuk do ta lë të shkojë, nuk do të
tërhiqem derisa ta kap", kjo është abhidhyána.
Tasyábhidhyánát yojanát tattvabhávát;
Bhúyashcánte Vishvamáyánivrittih.
[Nëpërmjet abhidhyána-s, nëpërmjet shoqërimit dhe realizimit te Supremin
dhe përmes tattvabháva-s (gjysmë-meditimi mbi Supremin ndërsa jeni në
mes të veprimit-aksionit dhe punes), njeriu mund të kapërcejë magjinë e
fuqishme të Vishvamáyá - Máyá universale.]
Ju duhet të bëni abhidhyána.
“Edhe nëse Parama Puruśa-ZOTI thotë se unë jam një mëkatar ose një
poshtër i konfirmuar, unë nuk do ta lë Atë. Sido që të jem, mëkatar,
budalla, i poshtër, do ta ndjek. Unë do të vrapoj dhe do të vrapoj pas
Tij. Në fund të fundit, sa mund të vrapojë Ai? Unë me siguri do ta kap
Atë.”
Kjo është abhidhyána.
Më pas vjen árádhaná. Çfarë është árádhaná?
Ne e dimë se është mikrokozmosi-njeriu që bën sádhaná-praktike
shpirterore në të gjitha aspektet. Tani kjo sádhaná është bërë për të
arritur Parama Puruśa, për të arritur Desideratumin Suprem. Dhe kur në
procesin e sádhaná praktikanti shpirteror arrin një fazë të caktuar,
atëherë ky individid e harron veten plotësisht. Ndonjëherë ndodh që një
person që vrapon pas Tij në abhidhyána përfundimisht harron veten. Kjo
njihet si árádhaná.
Kjo ndodh edhe në sfera të tjera të jetës. Në lojëra dhe sporte, mund të
ketë disa djem dhe vajza që në entuziazmin e tyre të tepruar ne loje
bejne këmbët e tyre të mavijosura - por ata nuk shqetësohen për këtë.
Edhe në muzikë, ka disa njerëz që zhyten plotësisht në muzikë, duke
harruar gjithçka tjetër, madje edhe vaktet e te ngrenit dhe gjithshka te
tyre.
Nëse, duke bërë abhidhyána në Parama Puruśa, dikush e harron veten në një mënyrë të ngjashme, kjo njihet si árádhaná.
Burimi: Abhidhyána dhe Árádhaná
Shrii Shrii Anandamurti
Commenti