Ágama dhe Nigama

 Ágama dhe Nigama



Átmajiṋánamidaḿ Devi paraḿ mokśaekasádhanam;

Sukrtaermánavo bhútvá jiṋániicenmokśamápnuyát.

E dini, në Tantra Shástra ka dy krahë - njëri krah i Tantra quhet ágama dhe krahu tjetër njihet si nigama. Ekzistojnë dy interpretime të termit Tantra, domethënë dy kuptime të ardhura deri te ne. Njëri kuptim është "Taḿ jádyát tárayet yastu sah Tantrah parikiirttitah".

"Tan" do të thotë "letargji" dhe "tra" do të thotë çlirues. Ajo që ju çliron nga erresira shpirtërore, letargjia shpirtërore është Tantra. Një interpretim tjetër i termit Tantra është - "Tan" është një folje rrënjësore, një folje e rrënjës Saḿskrta, qe do të thotë "të zgjerosh". "Tra" do të thotë çlirues. Folja rrënjë “trae” + prapashtesa “d́a” = “tra”. Do të thotë çlirues; "trae" do të thotë të çlirosh. Pra, Tantra do të thotë shkencë që ju ndihmon në zgjerimin e gjithanshëm,dhe më tepër që ju ndihmon në çlirimin me zgjerimin tuaj të gjithanshëm. Tantra është mënyra dhe metoda për t'u zgjeruar. Trupi i një djali të vogël zgjerohet gjithmonë - çdo ditë, jave, muaj,vit. Pra, trupi i një mashkulli deri në moshën 39-vjeçare quhet “Tanu”. Në saḿskrta tanu do të thotë "zgjerim". Dhe pas moshes 39 vjecare, trupi i njeriut quhet sheriira. Sheriira do të thotë, ajo që zbehet,apo qe plaket,vjetersohet.

Ka dy krahë të Tantra - njëri është ágama dhe tjetri nigama. Á – gaḿ + al = ágama dhe ni – gaḿ + al = nigama.

Ágatáḿ shivavaktrebhyah gataḿ ca girijáshrutao.

Mataḿ ca vásudevasya Tasmát Ágama ucyate.

Párvatii i bëri Shives këtë pyetje:

"Cili është kualifikimi minimal për t'u bërë një aspirant shpirtëror?"

Përgjigjja e Lord Shives ishte se kualifikimi minimal është që ai aspiranti shpirteror duhet të ketë një trup njerëzor. Pra, ju i dini këto kualifikime minimale, ky shans mund të arrihet nga çdo qenie njerëzore, sepse çdo qenie njerëzore ka një trup njerëzor.

LORD Sada Shiva thotë:

Átmajiṋánamidaḿ devi paraḿ mokśaekasádhanam

Sa herë që dikush fiton átma-jiṋánam, domethënë, kur e di, kur i jepet mundësia të kuptojë se çfarë është, atëherë çfarë ndodh? Dikush arrin moksa shpetimin shpirteror. Dhe, për këtë qëllim, domethënë për të njohur vet-veten, kualifikimi minimal është “sukrtaermánavo bhútvá”.

Duke kaluar nëpër kaq shumë jetë kafshësh në fazën e pratisaiṋcara, njeriu fiton një trup njerëzor dhe ka të drejtë – me kete trup njerzor ai ka fituar kualifikimet minimale per tu bere aspirant shpirteror.

Sukrtaermánavo bhútvá jiṋániicenmokśamápnuyát.

"Sukrtaermánavo bhútvá." Në fazën e pratisaiṋcara, duke kaluar nëpër përplasje dhe kohezione, njeriu fiton formen njerëzore, strukturën njerëzore. “Sukrtaeh” do të thotë, në gjuhën e vjetër, duke kaluar nëpër kaq shumë forma të kaq shumë kafshëve dhe kaq shumë përplasje dhe kaq shumë kohezione, njeriu merr formën njerëzore dhe atëherë bëhet një aspirant shpirtëror dhe jo më parë. Ndërsa dikush është në trupin e një kafshe, nuk mund të bëjë asnjë lloj praktikë shpirtërore. Pas marrjes ne zoterim të një trupi njerëzor, nëse dikush nuk e përdor atë trup në kërkime shpirtërore, ai me siguri është budalla, sepse ai nuk po i shfrytëzon mundësitë e tij. Ai nuk po i shfrytëzon mundësine qe i eshte dhene per te bere praktike shpirterore .

Kur dikush bëhet jiṋánii-i realizuar shpirterisht, atëherë ai arrin mokśa. Gjithashtu, në pjesën e parë thuhet “Átmajiṋánam” dhe në pjesën e fundit gjithashtu është thënë “Jiṋánii cenmokśamápnuyát”.

"Átmajiṋánam është jiṋánam". Çfarë është átmajiṋánam?

Çfarë është vetënjohja?

Çfarë është vetë-realizimi shpirteror?

E shihni, është bere e natyrshme qe cdo çdo qenieje të gjallë të shohë të tjerët, jo të shohë veten.

Ju dëshironi të dini shumë gjëra, por kurrë nuk dëshironi të dini per veten. "Vetja" juaj është entiteti juaj më i afërt, por ju kurrë nuk dëshironi ta njihni veten. Kjo është keq-ardhja me e madhe , ky është halli juaj i vertete. Átmajiṋánam do të thotë një fazë pa objekt. Të shohësh vetveten brenda teje dhe të mos drejtosh asnjë aftësi njohëse ose psikike drejt ndonjë objektiviteti te jashtem. Ju keni kaq shumë aftësi psikike. Ju gjithashtu keni kaq shumë aftësi njohëse, por gjithmonë përpiqeni t'i drejtoni aftësitë tuaja psikike dhe njohëse në objekte të tjera jashte jush. Por, nëse i tërhiqni të gjitha aftësitë tuaja psikike dhe njohëse dhe i drejtoni këto aftësi drejt vetes dhe jeni në paqe pa rënë në kontakt me ndonjë botë objektive, ajo fazë e mendjes dhe shpirtit tuaj, ai qëndrim [jo-]relativiteti, është átmajiṋánam . Është Jiṋánam i vërtetë sepse të gjitha njohuritë e tjera janë të ndotura dhe te cunguara nga relativitetet. Ky jiṋánam, për shkak të mosvarësisë së tij nga ndonjë objektivitet i dytë dhe i jashtem ka karakter absolut dhe është átmajiṋánam.

Për të përvetësuar këtë átmajiṋánam nuk ka nevojë të kalosh nëpër vëllime librash. Njeriu duhet të zhvillojë një praktike të sinqertë për të arritur këtë átmajiṋánam dhe për të zhvilluar dashurinë për Supremin. Kjo është sádhanája juaj praktika shpirterore qe perfshin meditimin dhe sherbimin social pa interes. Dhe në këtë proces, pas vetë-realizimit, njeriu arrin shpëtimin.

Kjo ishte përgjigja e Shives. Pra, kjo duhet trajtuar dhe kuptuar si ágama.



Botuar në: Ánanda Vacanámrtam


Shrii Shrii Anandamurti

Commenti

Post più popolari