Forma e fundit dhe më e rrezikshme e shfrytëzimit ekonomik është shfrytëzimi fashist. Për të kërkuar mbështetje kombëtare për të justifikuar shfrytëzimin e tyre, imperialistët popullarizojnë teorinë e nacionalizmit. Ata e cilësojnë shfrytëzimin e tyre si racional dhe kushtetues dhe të bazuar në interesat kombëtare. Imperialistët britanikë, për të legjitimuar shfrytëzimin e tyre, përqafuan teorinë nacionaliste.

Duke ndjekur shembullin e britanikëve, Musolini në Itali dhe Hitleri në Gjermani morën të njëjtën rrugë. Kur u krijua imperializmi komunist pas Luftës së Dytë Botërore, udhëheqësi sovjetik Jozef Stalin propagandoi konceptin e supremacisë sllave. Në mënyrë të ngjashme, udhëheqësi kinez Mao Ce Dun ka ndërtuar epërsinë kineze.

Sapo një fuqi imperialiste transformohet në një fuqi fashiste, ajo zgjeron tentakulat e saj për të shtypur psikikisht dhe kulturalisht një popull të mundur. Për të përjetësuar shfrytëzimin e papenguar ekonomik, shfrytëzimi psikik fillon pothuajse njëkohësisht. Kur shfrytëzimi psikik përdoret për shfrytëzim të mëtejshëm ekonomik, quhet “shfrytëzimi psikoekonomik”.

Në fillim, shfrytëzuesit fashistë zgjedhin një komunitet të dobët që banon në një rajon të pasur me burime natyrore. Fashistët shkulin shoqërisht dhe kulturalisht komunitetin e viktimizuar duke i imponuar një gjuhë dhe kulturë të huaj. Meqenëse popullata vendase nuk mund t'i shprehë lehtësisht ndjenjat e tyre individuale dhe kolektive në një gjuhë të huaj, ata zhvillojnë një psikologji disfatiste dhe një kompleks inferioriteti ndaj shfrytëzuesve.

Kjo psikologji disfatiste shkatërron shpirtin natyror dhe vullnetin për luftë të popullatës vendase dhe fashistët e shfrytëzojnë me mjeshtëri këtë mundësi të artë.

Interesi parësor i shfrytëzuesve fashistë është që gradualisht të thithin vitalitetin e komunitetit lokal, në mënyrë që ata të plaçkitin dhe shrytezojne burimet e tyre natyrore, por nëse është e nevojshme do ta fshijnë edhe komunitetin lokal nga faqja e dheut.

Shrii Shrii Anandamurti

Commenti

Post più popolari