PROUT Sistemi dobise progresive
Nje nga faktoret e domosdoshem ne zhvillimin e nje shoqerie te
shendetshme eshte ekzistenca e nje sistemi te pershtatshem
social-ekonomik ,ne cdo epoke njerzve u eshte dashur te meren me pyetjen
se : si te perdoren dhe shperndahen burimet dhe risorset e kesaj bote ?
Per me teper ,shoqeria ka nevoje te rregulloje nje sistem qeverisjeje qe
te permbushe nevojat ne rritje te anetareve te saj ,pergjigjet qe nje
shoqeri u jep ketyre shqetesimive reflektohen ne vlerat social-ekonomike
qe ajo shoqeri ndjek
Sot ka dy sisteme qe modelojne perqasjen mbare-boterore te ekonomise dhe
te politikes ,vetem pak shtete akoma vazhdojne te ndjekin sisteme
politike dhe ekonomike qe mbeshteten ne marksizem(komunizem) ndersa
pjesa tjeter kane sisteme te bazuar ne kapitalizem ,ajo qe po behet
gjithmone me e qarte eshte se as komunizmi dhe as kapitalizmi nuk
plotesojne gjithe nevojat e shoqerise dhe ka ardhur koha per paraqitjen e
ideve te reja social-ekonomike qe te permbushin nevojat dhe kerkesat e
njerzimit
PROUT eshte unik ne boten e sotme dhe eshte bazuar me shume ne konceptin
shpirteror se sa ate material ,te njerzimit dhe universit ,ideja se te
gjitha objektet e gjalla dhe jo te gjalla jane pjese e nje vetedijesie
supreme te cilat duhen trajtuar si pjeseza te se teres integrale ,eshte
thelbi i PROUT
Ashtu si kapitalizmi dhe komunizmi dolen ne nje kohe kur fizikanet dhe
filozofet kishin pikepamje materialiste dhe mekaniciste per boten ,PROUT
po shfaqet ne kohen kur njerzimi ka filluar te pranoje kendveshtrimin
gjithe-perfshires e shpirteror te universit
PROUT kjo baze gjitheperfshirese dhe shpirterore ndihmon ne percaktimin e
nje panorame te re ekonomike-politike-historike-socoale, dhe ofron
shpresen dhe zgjidhjen qe njerzimi mund te gjeje nje rrugedalje nga
kriza e sotme social-ekonomike-politike
Per te kuptuar PROUT duhet te shpjegohet kuptimi i fjaleve ,progres
,perdorim,teori,nepermjet te cilave percaktohet kjo teori e re ,sipas
prout progresi ne kuptimin e tij te vertete ndodh vetem ne rrafshin
shpirteror sepse vetem aty dikush mund te levize drejt nje qellimi pa
provokuar kunder veprim ,ne sferen fizike ne nje ane ka "zhvillim" si
p.sh. shpikja e automobilit ,por kjo gje eshte shoqeruar nga prirje
kunder vepruese sic eshte ndotja e ambjentit ,mjedisit,apo aksidentet
dhe plagosjet ne aksidente
Ne sferen psiqike ose mendore ka gjithashtu zhvillime ,si p.sh. rritja e
informacionit tek njerzit ne kohet moderne ,por perseri me rezulltate
negative te tilla si stimi i stresit ,komplekset psiqike dhe semundje
mendore dhe nervore te cilat shoqerojne keto zhvillime
Ideja e progresit e percaktuar nga PROUT ,eshte qe njerzit te pershtatin
veten me zhvillimet ndryshuese ne boten fizike dhe psiqike ,ndersa ecin
drejt nje qellimi shpirteror
Perdorimi nenkupton qe burimet e (botes) universit te perdoren per
mireqenjen dhe lumturine e te gjitheve dhe jo vetem te nje pakice
Perdorimi i burimeve duhet te zbatohet gjithashtu edhe per potencialet
metafizike,shpirterore dhe psiqike ,te cilat jane anashkaluar ose
injoruar ne shume sisteme dhe perqasje te tjera social-ekonomike ,disa
teori te tilla jane zhvilluar nga hipokrite te cilet asnjehere nuk kane
patur si qellim ta materjalizojne teorine e tyre,ndersa te tjerat
sisteme jane perpunuar nga racionaliste te cilet jane kenaqur duke
jetuar ne nje bote abstrakte dhe keshtu pra keto teori nuk kane pasur
ndonje perdorim me vlere praktike per masat e njerzve dhe shoqerine
PROUT pohon se sistemi me i mire eshte ai qe bazohet ne nje vleresim te
kujdeshem te ngjarjeve ne bote dhe i cili ka aftesine per tju pershtatur
kushteve ne ndryshim
PROUT pra bashkon konceptet e progresit dhe te perdorimit me dobi ne nje sistem qe eshte bazuar ne pese parime baze :
1-asnje individ nuk duhet te lejohet te akumuloje pasuri materjale dhe finanziare pa leje te qarte ose aprovimin e shoqerise
Ky parim godet ne dobesine themelore te kapitalizmit i cili lejon qe pak
individe te mbledhin pasuri edhe pse nje gje e tille sjell mjerimin e
milionave njerzve ,ky parim percakton qarte idene e konceptit social ne
problemet ekonomike ,ky parim percakton qarte dhe kerkon kufizim te
pasurise se individeve qe tek e fundit duhet te kete nje mase ,por ky
parim nuk kerkon kufizime ne sferen mendore dhe shpirterore ,sepse sfera
mendore dhe shpirterore eshte nje thesar i pafund qe nuk duhet penguar
,ne komunizem ky ndryshim i madh midis sferes fizike dhe psiqike nuk
ishte kuptuar ,dhe pikerisht kufizimet e rrepta mbi lirine e besimit dhe
mendimit cuan ne renien e shume sistemeve te bazuar ne kete teori
2-duhet te behet nje perdorim maksimal dhe shperndarje racionale e te
gjithe potencialeve tokesore ,pertej-tokesore dhe shpirterore ne (bote)
univers
Ky parim e nxit shoqerine te beje qe te perdore te gjitha burimet e
botes dhe universit per te kanaqur nevojat njerzore,"shperndarje
racionale" nenkupton qe nevojat minimale te te gjitheve duhet te
garantohen ,por ata individe te cilet kane dhene kontribute te vecanta
per shoqerine duhet te perfitojne shperblime speciale per te bere qe te
nxiten ne punet e tyre dhe te tjereve per te kontribuar me shume ne
shoqeri
"shperndarje racionale" nuk do te thote shperndarje e barabarte
3-duhet nje perdorim maksimal i tere potencialeve fizike,metafizike,dhe
shpirterore te individit dhe te kolektivit ne shoqerine njerzore
Ky parim i referohet perdorimit te burimeve njerzore ,dhe thekson qe nje
shoqeri e shendoshe duhet te zhvilloje potencialet e te gjithe njerzve
duke i mohuar shtresave te gjera te njerzimit shanset per zhvillim
edukativ dhe ekonomik shoqeria e sotme nuk eshte duke perdorur mire
burimet e cmuara njerzore
ky parim gjithashtu terheq vemendjen per nevojen e ekuilibrit midis te mires kolektive dhe te mires individuale
4-duhet nje pershtatje e duhur midis perdorimeve fizike ,metafizike,tokesore,dhe pertej tokesore dhe shpirterore
Ketu PROUT thote se shoqeria duhet te frymezoje njerzit qe te punojne
per te miren individuale dhe kolektive ,dhe kerkon qe te krijohen
rezerva keshtu qe te gjithe nepermjet punes se pershtatshme te mund te
fitojne dhe te plotesojne nevojat minimale
ky parim gjithashtu i ben thirrje shoqerise qe te perdore me korrektesi dhuntite relativisht te rralla sic eshte spiritualiteti
5-metoda e perdorimit duhet te behet ne perputhje me ndryshimet ne kohe
hapesire dhe person,dhe perdorimi duhet te jete i nje natyre progresive
Ky parim i siguron shoqerise nje menyre pershtatjeje ndaj rrethanave te
ndryshueshme dhe gjithashtu kerkon nga njerzimi te zhvilloje kerkime
shkencore ,te udhehequra nga parimet e neo-humanizmit me qellimin per te
sjelle mireqenje per te gjithe
Shrii Shrii Anandamurti
Commenti