Ardhja e Zotit
Yadá yadá hi dharmasya glánirbhavati Bhárata;
Cábhyutthánamadharmasya tadátmánaḿ srjámyáham.
[O Bhárata, në një kohë kur dharma-spiritualiteti është e shtrembëruar
dhe adharma-materjalizmi është në rritje, unë e krijoj veten nga
faktorët e mi nga 5 faktoret themelorë.]
Rreth 3500 vjet më parë, lindi Krśńa. ávirbháva (ardhja) e tij ishte
pikërisht në një kohë vendimtare – njerëzimi po vuante atëherë. Ai
largoi vuajtjet e njerëzimit duke krijuar Mahábhárata. Ai i dha një
garanci gjithë botës se nuk do të kishte degradim të Dharma, se Ai do të
vinte dhe do ta shpëtonte atë.
Mundohuni të kuptoni thënien e Krśńa. Ai i drejtohet Arjunës si "Bhárata".
Cili është kuptimi i "Bhárata"?
Bhar plus al do të thotë "furnizuesi i ushqimit". Ta do të thotë
"zhvillim i gjithanshëm". Ai që kërkon t'u sigurojë qenieve njerëzore
ushqim, në mënyrë që ata të ruajnë ekzistencën e tyre dhe të arrijnë
zhvillimin psikik, kjo është "Bhárata".
Deri në tridhjetë e nëntë vjet trupi fizik zhvillohet, pastaj fillon te
degradoje pak. Ndersa Në një nivel psiko-shpirtëror, njeriu zhvillohet
deri në fund të jetës. Aty ku mund të ndodhë zhvillimi, ajo pjesë e
tokës është bháratavarśa - që tregon një vend. Varśa do të thotë një
pjesë e globit. Duhet t'i shtohet bhárata, pasi vetë bhárata nuk tregon
një vend.
Derisa arianët arritën në Indi, ata duhej të endeshin si te mundeshin
për të ruajtur jetën e tyre. Me të arritur këtu u zgjidhën problemet e
tyre fizike po ashtu edhe të zhvillimit psikik të tyre. Prandaj vendi u
quajt "Bháratavarśa".
Krśńa i drejtohet Arjunës si "Bhárata". Krśńa donte që njerëzit të
merrnin përgjegjësinë e zhvillimit te tyre fiziko-psiko-shpirtëror.
Prandaj Ai i drejtohet atij si "Bhárata".
Çfarë është gláni [në shloka]? Është një gjendje më e ulët, nën
standardin e pranuar përgjithësisht. Kur dharma spirituale shkon më
poshtë se standardi i saj i pranuar, thuhet se vuan gláni. Për shembull,
vendi i pranuar zakonisht për një kurorë mbreti është koka; nëse dikush
e mban në këmbë, mund të konsiderohet se ka pësuar degradim. Pra, Krśńa
thotë se aty ku ka degradim në dharma dhe adharma ngrihet - kur kapelat
e njerëzve zbukurojnë këmbët e tyre dhe sandalet e tyre, kokat e tyre -
Ai vjen si Táraka Brahma [Brahma-ZOT Çlirimtar] për ta rikthyer dharman
në statusin e VET origjinal. Në rrethana të tilla, veprimet e njerëzve
të zakonshëm nuk bejne pune dhe nuk munden te zgjidhin kete problem te
madh. Pastaj Ai krijon tat átmá – tadátmá [në shloka], domethënë Táraka
Brahma. Táraka Brahma polarizon dharma dhe adharma. Ai i bën ata të
përgatitur për të luftuar.
Sa herë që dharma vjen në një pozitë dytësore, një pozicion të
degraduar, një pozicion të shthurur; domethënë, dharma po mposhtet nga
adharma por kjo ndodh ne nje fazë të përkohshme të luftës –por në fund
dharma fiton, por ju e dini, një luftë ndahet në disa faza dhe secila
fazë njihet si betejë. Pra, në një betejë adharma mund të fitojë, në një
betejë tjetër mund të fitojë dharma, por më në fund, si rezultat i
betejës përfundimtare të luftës, dharma fiton. Prandaj, o qenie
njerëzore, mos u trembni, drita është e sigurt që do të vijë pas
errësirës.
Publikuar ne: Ánanda Vacanámrtam
Shri Shri Anandamurtiji
Commenti