Të Drejtat e Grave

 
[[Ne, gratë dhe burrat, jemi pasardhësit e të njëjtës Ndërgjegje Supreme. Meqë jemi të dy pasardhës të Supremes, gratë dhe burrat kanë të drejta të barabarta përsa i përket lirisë dhe shprehjeve të jetës.]]

 

Kuptimi i jetës nuk qëndron vetëm në të jetuarit. Edhe kafshët jetojnë. Por për ne si qenje njerzore  jeta ka një kuptim më të madh – në fakt, shumë më të madh.

Për ne, jeta do të thotë të jetosh për një kauzë të madhe. Jeta nënkupton përpjekjen për të pasur lirinë për të shprehur potencialet  në fushat fizike, ekonomike, psikike dhe shpirtërore. Do të thotë liri e vërtetë dhe jo leje për të kryer çfarëdo lloj gjeje qe vjen perpara teje si qenje njerzore.

Në librat dhe arkivat e historisë njerëzore gjejmë gra të cilat me kujtimin e tyre nuk lartësojnë vetëm feminitetin, por të gjithë botën njerëzore. Në filozofine shpirtërore, reforma sociale, dhe kërkime arsimore, shkencë dhe teknologji, ato nuk janë të dyta pas askujt. Gratë janë gjetur duke diskutuar enigmat e filozofisë, duke zgjidhur problemet e reformës sociale dhe arsimore, dhe duke frymëzuar burra në kohë të luftës. Ato kanë potencialin e tyre jo më pak se burrat. Diferenca në karakteristikat natyrore dhe biologjike ndërmjet burrave dhe grave flet vetëm për bashkëpunim të koordinuar, dhe jo bashkëpunim të nënshtruar.

Megjithatë, analet e historisë përshkruajnë episode të trishta dhe të dhimbshme të shfrytëzimit të grave në të gjithë botën. Për të përmbushur këtë qëllim të errët, u krijuan dogma që çuan në shfrytëzim psiko-ekonomik. Dogmat u përhapën dinakërisht dhe gratë u degraduan në skllavëri. Shfrytëzimi psikik është infiltruar në mendjet e grave dhe shumë simbole që respektohen ne religjione janë asgjë më shumë se simbole të skllavërisë. Në shumë fe të botës sot gratë nuk lejohen të bëhen priftëresha në hierarkinë fetare.

Shfrytëzimi i grave është më pak a më shumë i njëjtë kudo. A nuk është fakt që në shumë vende gratë nuk kanë pasur të drejta vote të barabarta me burrat?

Edhe sot, gratë janë skllevër të rendit shoqëror të dominuar nga burrat. Kjo jo vetëm që është e gabuar, por edhe e dënueshme. Duhet të kundërshtojmë këtë dominim ndaj  grave si dhe shfrytëzimin e tyre psiko-ekonomik përmes dizajnit të keq të dogmave. Për të zhdukur dogmën dhe për të çliruar gratë nga shfrytëzimi psikik, duhet të ketë:

Arsim falas për të gjitha gratë në të gjitha vendet e botës.

Asnjë diskriminim në fushat shoqërore, arsimore dhe fetare.

Sigurimi i sigurisë ekonomike dhe sociale për të gjitha gratë. Ne qëndrojmë dhe synojme për të krijuar një vetëdije sociale të fuqishme, dinamike dhe përfshirëse, veçanërisht midis grave, që ato të frymëzohen të ngrihen, të zhdukin dogmën dhe të asgjësojnë të gjitha simbolet e skllavërisë, dhe të sjellin një epokë të re bashkëpunimi të koordinuar dhe arritjeve të lavdishme.

Burimi: Të Drejtat e Grave
 

Botuar ne:  Humanizmi Universal 

Shrii Shrii Anandamurtijii

Commenti

Post più popolari