Kaunkálamálinii Samádhi ❤️❤️❤️

Rreth shtatë mijë e peseqind vjet më parë, Sadashiva burimi i lashtë i diturisë shpirtërore dhe bashkëshortja e tij, Kalii, ishin të përkushtuar plotësisht ndaj praktikës së meditimit dhe përvojës së brendshme shpirterore. Ata u zhytën thellë në botën e shpirtit dhe përjetuan lumturi hyjnore, pa kufij.


Sadashiva konsiderohet themeluesi shkences shpirterore te tantras, rruga e praktikes shpirterore që bashkon energjinë njerëzore me atë hyjnore. Kalii, përmes udhëzimit të tij, mësoi sekretet më të thella të meditimit dhe çdo ditë hynte në gjendje të larta vetëdijeje shpirterore të ashtuquajturat samádhi ne gjuhen sanskrite, ku njeriu përjeton paqe dhe gëzim që nuk mund të përshkruhen me fjalë.

Një ditë, me qëllim mësimor, Sadashiva ia ndali përkohësisht përvojën e lumturisë. Kalii vazhdoi të meditojë me përkushtim, edhe pse pa e ndjerë më atë ekstazë të brendshme që kishte më parë. Pas një kohe, ajo lumturi e “pezulluar” shpërtheu papritur, duke e mbushur me një ndjenjë hyjnore gëzimi të pamasë sikur të gjitha ekstazat e mëparshme shpirterore t’i ishin kthyer te gjitha njëherësh.

E mbushur me dritë dhe devocion, Kalii vendosi të krijonte një kurorë të shenjtë prej kafka njerëzore kauṋkálamála si simbol të triumfit të shpirtit mbi trupin dhe të përjetësisë mbi vdekjen. Kur ajo vishej me këtë kurorë, quhej Kauṋkálamálinii, që përfaqësonte energjinë e pastër dhe të pakufishme të natyrës hyjnore te te Madhit Zot.

Ata që meditojnë në këtë nivel të lartë përjetojnë të ashtuquajturin Kauṋkálamálinii samádhi: një gjendje ekstaze të thellë shpirterore ku njeriu humbet ndjenjën e kufijve truporë dhe bashkohet plotësisht me hyjnoren. Trupi bëhet i rëndë, frymëmarrja ngadalësohet, sistemi nervor ndien presion të fortë dhe fjalët pushojnë. Mbetet vetëm një ndjenjë e thellë uniteti dhe gëzimi të pafund.

(lumturia e vërtetë shpirtërore nuk varet nga përvoja të përkohshme, por nga durimi, përkushtimi dhe bashkimi i brendshëm me burimin hyjnor të ekzistencës.)





Burimi: Kaunkálamálinii Samádhi

Botuar në: Diskurse mbi Tantrën Vëllimi Dyte

Shrii Shrii Anandamurtiji

Commenti

Post più popolari