Njerëzimi Ndodhet në Prag të një Epoke të Re
Njerëzimi tani ndodhet në prag të një epoke të re. Ne nuk duam asnjë dogmë. Epoka e dogmës ka mbaruar. Ajo që duam është një ide e bazuar në Neohumanizëm. Ne jemi për të gjithë botën e krijuar; dhe jo vetëm për qeniet njerëzore ose të gjalla, por për të gjithë universin me shpirt dhe ate pa shpirt.
Tani kur jeni në një gjendje gëzimi, shpërndajeni atë në të gjithë universin – le të kërcejë çdo zemër e universin të krijuar në ekstazë dhe të rrahë me energji. Dhe kjo është shkrimi i persosur i ditës: ne jemi për të gjithë, ne jemi për përparimin Neohumanistik të të gjithë Kozmosit. Kjo është ideja.
Shiu bie me trokitje mbi tokë,
Sikur të jetë nektari qiellor që bie poshtë
Ëmbëlsia e humbur i është kthyer pemëve
Dhe të gjitha krijesat kanë gjetur jetë të re.
Le të nxitemi sot drejt qëllimit tonë suprem
Me këngë të plota dhe me shpirt të pathyeshëm.
Dhe tani nuk ka kohë për të kthyer kokën pas ose për të fjetur.
Në fazën fillestare të krijimit të njeriut, d.m.th. rreth një milion vjet më parë, kur njerëzit sapo kishin evoluar në Tokë, kafkat e tyre ishin të vogla, truri ishte i vogël dhe qelizat nervore kishin kapacitet të pakët për të menduar dhe për të emetuar valë mendimesh. Fijet nervore gjithashtu ishin më pak efikase në shprehjen e ideve njerëzore. Por tani qeniet njerëzore janë krijesa të zhvilluara. Truri është shumë më i madh, qelizat nervore janë më të zhvilluara dhe truri i njeriut dhe qelizat nervore të njeriut mund të emetojnë më shumë mendime. Kështu që në rrethana të tilla mund të themi, siç ju thashë pak më parë, që njerëzimi tani është në prag të një epoke të re. Nuk duhet të humbasim kohën. Duhet të ketë përdorimin maksimal të të gjitha potencialeve njerëzore.
Në fazën e parë të krijimit të njeriut, kur njerëzimi, përkatësisht, qytetërimi, ishte thjesht në formën e një foshnje të re, njerëzit ishin pothuajse si kafshë të tjera. Kishte pak dallim midis majmunëve, para-majmunëve dhe njerëzve. Në sferën e fizikalitetit, njerëzit ishin pothuajse si majmunët – nuk kishte jetë socio-ekonomiko-kulturore, dhe nuk kishte gati fare asnjë lloj jete shpirtërore.
Epoka lëvizi përpara. Njerëzimi kaloi nëpër disa transmutacione, nëpër disa ndryshime dhe nëpër shumë metamorfoza. Idetë njerëzore ndryshuan si rezultat i zhvillimit të qelizave njerëzore – qelizat protoplazmike në sferën e fizikalitetit dhe qelizat nervore në sferën e intelektualitetit. Disa njerëz dolën përpara të cilët u bënë liderët e shoqërisë. Filloi adhurimi i heronjve – adhurimi i herojve në strukturën njerëzore. Dhe erdhi faza e parë, faza rudimentare, në jetën socio-ekonomiko-kulturore të njeriut. Dhe ndodhi një përshpejtim i madh i spiritualitetit; vlerat njerëzore u rritën. Vlerat kryesore njerëzore kaluan në njëfarë vlerësimi. Ekzistenca njerëzore hyri në një epokë të re. Nuk kishte pothuajse asnjë lloj jetë ekonomike, por kishte një fare jetë kulturore dhe shoqërore të vogël.
Metamorfoza vazhdoi. Erë pas ere erdhen; kaq shumë ngjarje të mëdha dhe të vogla u bënë historia e njerëzve prehistorikë. Kjo ishte faza e parë e historisë primitive. Pastaj më në fund filloi mbretërimi i intelektualitetit. Së bashku me intelektualitetin, kishte shumë ekstravagancë intelektuale (krenaria e semure per dijen e fituar). Dogma zëvendësoi thjeshtësinë: jeta shoqërore ishte e nxitur dhe shtyre nga dogma në emër të kaq shumë besimeve dhe doktrinave dhe kultesh. Këto besime, doktrina dhe kulte nuk kishin të bënin aspak me përparimin kolektiv të njerëzve; bënë shumë dëm për trupin tonë kolektiv, jo vetëm në një qoshe të veçantë të Tokës, por në të gjithë universin. Dhe struktura kryesore e shoqërisë, përkatësisht, pjesa më e madhe e shoqërisë, lëvizi e drejtuar nga këto dogma, dhe kjo lëvizje e dogmës u njoh si rrjedhja kryesore e jetës. Ata që nuk e pranuan këtë, ata që u udhëhoqën nga arsyetimi dhe racionaliteti, u trajtuan si qenie të padëshiruara.
Tani dogma po zëvendësohet shpejt nga racionaliteti dhe arsyeja. Qeniet njerëzore me trurin e tyre të zhvilluar, sistemet nervore të zhvilluara dhe qelizat nervore të zhvilluara filluan të mendojnë se nuk duhet të bëjmë diçka për një fis të veçantë ose një klan të veçantë ose një kombësi të veçantë; ne duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë për të gjithë njerëzimin e Kozmosit.
Por edhe kjo nuk është e mjaftueshme; edhe kjo nuk do të mjaftojë për të ruajtur këtë racë njerëzore. Në këtë pjesë të mesme të Epokës Kenozoike, ne duhet të mendojmë përsëri se çfarë duhet të bëjmë.
A është njerëzimi kulmi i ekzistencës?
Jo, jo, jo, sigurisht jo. Universi nuk përbëhet vetëm nga njerëzit; kafshët e tjera, krijesat e tjera, bimët e tjera gjithashtu kanë të drejtë të jetojnë. Pra, universi ynë nuk është vetëm universi i njerëzve, por universi i të gjithëve – siç thashë tani, për të gjitha qenie e krijuara, për të gjitha qeniet e gjalla dhe për të gjithë universin e animuar dhe të paanimuar.
Kështu që kjo e jona është epoka e Neohumanizmit – humanizmi që jep eliksirin për të gjithë, për të gjithë njësoj. Ne jemi për të gjithë, dhe me gjithçka që ekziston ne duhet të ndërtojmë një shoqëri të re, një shoqëri Neo-humaniste. Kështu që nuk duhet të humbasim kohën. Dhe nëse vonohemi në kryerjen e detyrës sonë, hija e errët e shkatërrimit të plotë do të mbizotërojë mbi ekzistencën tonë. Duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë; duhet të jemi të kujdesshëm për këtë; nuk duhet të humbasim asnjë moment të ekzistencës sonë të vlefshme. Kështu që ajo që thashë tani është ajo që tani njerëzimi është në prag të një epoke të re. Dhe kaq shumë ngjarje të mëdha dhe të vogla që do të bëhen nga ju te gjithe. Bëhuni gati për të mbajtur këtë përgjegjësi të epokave që do të vijnë.
"Dogma – jo më, dogma kurre më." Kjo e jona është epoka e Neohumanizmit. Shumë mirë. Dhe le të ketë këngë më shumë.
Botuar në: Një Disa Probleme të Zgjidhura
Shrii Shrii Anandamurtiji
Commenti