BETEJE PËR JETËN E ALDOS!
BETEJË PAS BETEJE PËR JETËN E ALDOS!
https://www.gofundme.com/f/aldo-skeja
Unë jam Hamdiu, babai i Aldos që ka lindur më 15.12.2012, në
Peshkopi, e më pas është transferuar në Tiranë, me diagnozën
Mielomeningocele, operuar në Tiranë pas një jave, e që atëherë e sot, ne
jemi betejë pas beteje. Kur Aldo ishte dy vjeç nuk më mbeti rrugë
tjetër dhe ikëm në Greqi, (me forcat tona) edhe pse mjekët këtu në
Shqipëri i kishin “larë” duart disa herë, në Hania të Greqisë mora vesh
të vërtetën, që Aldo shërohet, por duheshin shumë para. I ndodhur në
udhëkryqin e paforcë, që më mungonte shuma monetare u kthyem nga
Greqia, edhe pse mjekët e mjekuan dhe e ndoqën për një muaj.
Pastaj, e provuam në Gjermani, e pastaj dy herë në Francë duke
kërkuar azil. Në 2018-n nisa të kërkoja mbështetje nga ministria e
shëndetësisë, ajo e cila na dërgoi dy herë duke na lënë rrugëve, ku
drejtorët e spitalëve në Turqi më thanë; -Askush nuk ka bërë pagesë për
ju!
Zhgënjyer, coptuar, të lodhur, rraskapitur u kthyem, por ministrja
nuk na e tha kurrë të vërtetën e dështimit në Turqi. Pastaj, siç e dini
disa që më ndihmoi Dr Bardh Spahia për në Genova, te spitali Gaslini, ku
Aldo do kryente dy ndërhyrje kirurgjikale për fshikzën e urinës, të
cilat ishin mjaft efikase.
Pastaj, mik pas miku, u lidha me një doktor Grek në Athinë ku
premtoi për operacionin e shumëpritur në shtyllën kurrizore, por vetëm
nëse kisha paratë, ose siguracione. Shpesh kam kontaktuar me doktorë të
ndryshëm, sidomos në Bambini Gasu në Romë, ku çdo gjë që bëhej pengesë
ishte vlerat monetare, edhe pse njerëzit familjarë miq e mikesha kanë
qënë pranë nesh për gjithë këto vite.
Shpesh më kanë thënë njerëz publik dhe jo vetem, që ta bëja publike
sepse populli shqiptarë ka plot halle, por kurrë nuk të lënë në baltë, e
megjithatë, nuk pranoja për faktin e asaj ndjenjës së “turpit”, por siç
e dini disa prej jush, e aq sa lexoni ministria e shëndetësisë u tall
me neve, na mashtroi, na lodhi, na përbuzi.
E nga ana tjetër infeksionet e shpeshta që mbërthenin Aldon po më
trembnin, më trembin edhe sot që analizat kanë dal shumë rëndë!
Ndaj, ju lutem, ju përgjërohem mos më lini vetëm, qoftë edhe një
cent do ta vlerësoj prej jush. Dalëngadalë unë po bëj “rrugën” përdrejt
spitalit që Aldo do u nënshtrohet ekzaminimëve dhe operimëve me
mjeshtërinë e atyre që do marrin në duart e tyre fatin dhe jetën e
djalit tim Aldos. Mos më lini vetëm, se çfarë ka shkruar Zoti pastaj në
operacionet e Aldos, atë e di ai.
Ju përqafoj me mirënjohje,
Hamdi Skeja!
https://www.gofundme.com/f/aldo-skeja
Commenti