Veprimi-puna ,aksioni te çon në progres

“Karma Brahmeti, karma bahu kurviita”. Puna është Brahma dhe kështu qe bëni gjithnjë e më shumë dhe akoma më shumë punë. Në Vedat thuhet se në këtë botë të dukshme, qeniet njerëzore arrijnë Parama Puruśa-Realizimin Suprem në formën e veprimit. Prandaj duhet bërë gjithnjë e më shumë punë. Një person që është i papunë dhe i frikësohet punës dhe është i pushtuar plotësisht nga letargjia, është vetëm një barrë e rende për tokën. Në Vedat, përmendet një personazh i veçantë i quajtur Rohit. Rohit ishte një dijetar i madh, por duke lexuar vazhdimisht shkrimet e shenjta ai ishte bërë një person jashtëzakonisht i papunë deri në fund të studimit të tij. Ai madje ndaloi së lëvizuri. Ky lloj i njerëzve joaktivë nuk mund të bëjë asnjë punë të mirë për shoqërinë; përkundrazi ato bëhen barrë për shoqërinë. Babai i Rohit nuk ishte i ditur me shkolle, por ai ishte njeri i mençur ne pervojen e jetes. Ai e këshilloi djalin e tij: “Shiko Rohit, gjithçka në këtë botë ka origjinën nga veprimi. Çfarë është veprimi (puna)? Ndryshimi i pozicionit të objekteve është veprim. Çfarëdo që ka ndodhur në këtë univers ka ndodhur duke ndryshuar pozicionin e objekteve të ndryshme. Çfarëdo bukurie dhe tërheqjeje që ka në këtë botë, e gjitha është e tille për shkak të ndryshimit të pozicionit të objekteve të ndryshme. Kur qeniet njerëzore largohen nga kjo botë, kjo e vërtetë mbetet. Arsyeja është se njerëzit nuk qëndrojnë në një gjendje për një kohë të gjatë dhe as nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë. Ai që është plakur mendon: "Epo, unë jam plak, është më mirë të largohem nga bota." Më pas, megjithatë, kur diçka nga kjo botë e tërheq përsëri, ai thotë: "Epo, duhet të vazhdoj të jetoj në këtë botë. për disa ditë të tjera.` Pas kësaj tërheqjeje për botën, shkenca e veprimit është në punë. Prandaj, ai që i frikësohet punës dhe dëshiron të qëndrojë larg punës është një entitet i pajetë dhe joaktiv. Nuk ka rëndësi nëse njerëz të tillë mbeten apo jo në këtë tokë apo jo”. Kështu babai i Rohit i tha: “Kur një person punon pa u lodhur aq shumë sa që djersa të rrjedh nga koka te këmbët, i gjithë trupi i tij bëhet i bukur. Njerëz të tillë nuk kanë shoke te ngjashem dhe të barabartë në botë. Edhe Indra, mbreti i perëndive, ka mall për miqësinë e tyre”. Ai që ka humbur dharman (cilesine) e lëvizjes është praktikisht i vdekur. Natyra e vërtetë e një qenieje të gjallë është dinamizmi. Staticizmi (qendrimi ne vend numero) është shenjë e vdekjes. Prandaj ai që ka humbur dinamizmin, ritmi i përparimit të tij degradon dhe ata gradualisht humbasin cilësitë e tyre njerëzore. Në fund të fundit ata kthehen drejt shtazësisë, të zhytur në vese. Pra, mos u bëni si Jad́a-Bharata, domethënë një objekt i pajetë. Qëllimi i vetëm i jetës suaj duhet të jetë të ecni përpara. Pra vazhdoni të punoni; përmbushni përgjegjësitë tuaja duke punuar dhe vazhdoni të punoni, edhe kur jeni duke vdekur. Fati i një personi që fle, gjithashtu flen me te. Këtu "të flesh" nuk do të thotë të flesh në kuptimin e kësaj bote, por do të thotë të qëndrosh i mbështjellë në errësirë. Në një gjendje të tillë njeriu zotëron trupin fizik të një qenieje njerëzore, por veprimet e tij nuk janë si ato të një qenieje njerëzore. Edhe mendimet psikike të ketyre tipave njerzish nuk janë si ato të një qenieje njerëzore. Kur njeriu ngrihet nga gjumi, i lind edhe pasuria. Ai që është ngritur, do të zbulojë se i ka lindur edhe pasuria. Dhe kur një person fillon të lëvizë me synim drejt qëllimit të tij, fati i tij gjithashtu fillon të lëvizë me te. “Pra, mos u sill si budalla, Rohit. Vazhdo, vazhdo, vazhdo. Mantra e vetme e jetës suaj duhet të jetë të ecni përpara.” Kalih shayáno bhavati sandihánastu Dvápara; Uttiśt́han Tretá bhavati Krtaḿ sampadyate carań. [Një person që abstenon nga puna dhe nuk dëshiron të lëvizë, jeton në Kali Yuga; ai që sapo është zgjuar nga gjumi është në Dvápara Yuga; ai që është ngritur është në Tretá Yuga; dhe kur dikush ka filluar të lëvizë dhe te punoje, atëherë Satya Yuga ka hyrë në jetën e atij personi.] Cilat janë yugat - Kali Yuga, Dvápara Yuga, Tretá Yuga dhe Satya Yuga? Prapashtesa ghaiṋ i shtohet rrënjës se Foljes yuj në gjuhen Saḿskrite dhe formohet fjala yuga. Yuga nënkupton një periudhë të caktuar kohe. Nëse një objekt i afrohet një objekti tjetër, ai njihet edhe si një yuga. Fjala yoga e ka origjinën nga rrënja-folje yuiṋj. Yuga do të thotë "nyje kritike", domethënë një ndryshim i veçantë i kohës nga një periudhë e veçantë në një periudhë tjetër. Në gjuhen Sanskrite kjo njihet si yugasandhi. Historia tregon se njerëzimi ka ecur përpara në këtë mënyrë. Kapitulli i parë i historisë njerëzore ishte epoka e errët, epoka e shúdras; pastaj erdhi epoka e kśatriya [luftëtarëve], e ndjekur nga epoka e vipras [intelektualëve] dhe më në fund epoka e vaeshya [kapitalistëve]. Secili prej këtyre kalimeve nga epoka e mëparshme në ate pasardhese njihej si yugasandhi. Në të njëjtën mënyrë, këto katër faza të jetës njerëzore – Kali, Dvápara, Tretá dhe Satya – janë nyje kritike. Kali Yuga përshkruhet në shkrimet e shenjta si gjendja kur jeta e njerëzve, mendimet njerëzore dhe madje ekzistenca mbeten të mbështjella në errësirë dhe çdo ndjenjë e maturisë dhe pjekurise humbet. Një person në këtë gjendje thuhet se është duke fjetur. Megjithatë, kur ndërgjegjja e dikujt zgjohet dhe ata fillojnë të ndiejnë se çfarë duhet të bëjnë, çfarë është e duhura, çfarë duhet të bëjnë për shoqërinë, kjo njihet në shkrimet e shenjta si Dvápara Yuga. Kur, pasi zgjohen nga gjumi dhe hapin sytë, njerëzit shohin veten dhe mendojnë se duhet të ngrihen, se nuk duhet të qëndrojnë joaktivë, se kanë përgjegjësi të mëdha që duhet të zbatohen dhe te kryhen siç duhet, kjo gjendje njihet si Tretá Yuga në gjuhën e shkrimeve të shenjta. Kur ata në fakt fillojnë të ecin përpara, kjo njihet si Satya Yuga. Ky është shpjegimi i Kali, Dvápara, Tretá dhe Satya Yuga. Ka edhe shpjegime të tjera, por ato nuk janë të pranueshme pasi janë mitologjike dhe nuk bazohen në logjikë dhe racionalitet. Kështu babai i Rohit tha: "Rohit, vazhdo dhe puno". Po kështu unë ju them “Vazhdo me punën tënde – kjo do të jetë mirë për ty dhe gjithashtu mirë për shoqërinë. Jo nga sot, por pikërisht nga ky moment, hidhuni në botën e veprimit dhe hapni rrugën drejt mirëqenies suaj”. Shri Shri Anandamurtiji Burimi: Veprimi çon në progres

Commenti

Post più popolari