Yadá yadá hi dharmasya glánirbhavati Bhárata;
Cábhyutthánamadharmasya tadátmánaḿ srjámyáham.
[O Bhárata, në një kohë kur dharma-spiritualiteti është e shtrembëruar dhe adharma-materjalizmi është në rritje, unë e krijoj veten nga faktorët e mi nga 5 faktoret themelorë.]
Rreth 3500 vjet më parë, lindi Krśńa. ávirbháva (ardhja) e tij ishte pikërisht në një kohë vendimtare – njerëzimi po vuante atëherë. Ai largoi vuajtjet e njerëzimit duke krijuar Mahábhárata. Ai i dha një garanci gjithë botës se nuk do të kishte degradim të Dharma, se Ai do të vinte dhe do ta shpëtonte atë.
Mundohuni të kuptoni thënien e Krśńa. Ai i drejtohet Arjunës si "Bhárata".
Cili është kuptimi i "Bhárata"?
Bhar plus al do të thotë "furnizuesi i ushqimit". Ta do të thotë "zhvillim i gjithanshëm". Ai që kërkon t'u sigurojë qenieve njerëzore ushqim, në mënyrë që ata të ruajnë ekzistencën e tyre dhe të arrijnë zhvillimin psikik, kjo është "Bhárata".
Deri në tridhjetë e nëntë vjet trupi fizik zhvillohet, pastaj fillon te degradoje pak. Ndersa Në një nivel psiko-shpirtëror, njeriu zhvillohet deri në fund të jetës. Aty ku mund të ndodhë zhvillimi, ajo pjesë e tokës është bháratavarśa - që tregon një vend. Varśa do të thotë një pjesë e globit. Duhet t'i shtohet bhárata, pasi vetë bhárata nuk tregon një vend.
Derisa arianët arritën në Indi, ata duhej të endeshin si te mundeshin për të ruajtur jetën e tyre. Me të arritur këtu u zgjidhën problemet e tyre fizike po ashtu edhe të zhvillimit psikik të tyre. Prandaj vendi u quajt "Bháratavarśa".
Krśńa i drejtohet Arjunës si "Bhárata". Krśńa donte që njerëzit të merrnin përgjegjësinë e zhvillimit te tyre fiziko-psiko-shpirtëror. Prandaj Ai i drejtohet atij si "Bhárata".
Çfarë është gláni [në shloka]? Është një gjendje më e ulët, nën standardin e pranuar përgjithësisht. Kur dharma spirituale shkon më poshtë se standardi i saj i pranuar, thuhet se vuan gláni. Për shembull, vendi i pranuar zakonisht për një kurorë mbreti është koka; nëse dikush e mban në këmbë, mund të konsiderohet se ka pësuar degradim. Pra, Krśńa thotë se aty ku ka degradim në dharma dhe adharma ngrihet - kur kapelat e njerëzve zbukurojnë këmbët e tyre dhe sandalet e tyre, kokat e tyre - Ai vjen si Táraka Brahma [Brahma-ZOT Çlirimtar] për ta rikthyer dharman në statusin e VET origjinal. Në rrethana të tilla, veprimet e njerëzve të zakonshëm nuk bejne pune dhe nuk munden te zgjidhin kete problem te madh. Pastaj Ai krijon tat átmá – tadátmá [në shloka], domethënë Táraka Brahma. Táraka Brahma polarizon dharma dhe adharma. Ai i bën ata të përgatitur për të luftuar.
Sa herë që dharma vjen në një pozitë dytësore, një pozicion të degraduar, një pozicion të shthurur; domethënë, dharma po mposhtet nga adharma por kjo ndodh ne nje fazë të përkohshme të luftës –por në fund dharma fiton, por ju e dini, një luftë ndahet në disa faza dhe secila fazë njihet si betejë. Pra, në një betejë adharma mund të fitojë, në një betejë tjetër mund të fitojë dharma, por më në fund, si rezultat i betejës përfundimtare të luftës, dharma fiton. Prandaj, o qenie njerëzore, mos u trembni, drita është e sigurt që do të vijë pas errësirës.
--
Burimi: Ardhja e Zotit
Publikuar ne:
Ánanda Vacanámrtam Pjesa 1
Shri Shri Anandamurtiji
- Ottieni link
- X
- Altre app
Commenti