Çfarë është abhidhyána?

Publikuar ne: Ánanda Vacanámrtam Pjesa 31 Çfarë është abhidhyána? Parama Puruśa_ZOTI është qëllimi im. Përpiqem të arrij Parama Puruśa, domethënë bëj sádhaná-Praktike shpirterore. Ju e dini se emri tjetër i Parama Puruśa është Liilámaya [loja kozmike]. Ju do të gjeni Parama Puruśa nëse e doni Atë me gjithe zemër. Por Ai luan një lojë me ju kukafshehti. Nëse Ai nuk luan me ju, ju nuk do të merrni ánanda [lumturine e pafundme]. Një person duhet të vrapojë andej-këtej pas Tij dhe të mendojë: "Çfarë po ndodh, çfarë po ndodh?" Kjo është denim. Parama Puruśa-ZOTI është qëllimi juaj. Ju do të realizoheni në Parama Puruśa. Nëse Parama Puruśa kapet lehtësisht në zemrën tuaj, atëherë ky është vullneti i Parama Puruśa. Nëse Parama Puruśa ikën nga ju, atëherë çfarë duhet të bëni? Nëse mendoni, "Parama Puruśa nuk më do mua", dhe kthehesh mbrapa, atëherë je i mundur nga Parama Puruśa. Por nëse Parama Puruśa ikën dhe ju e ndiqni Atë, nëse thoni, "Unë nuk do ta lë të shkojë, nuk do të tërhiqem derisa ta kap", kjo është abhidhyána. Tasyábhidhyánát yojanát tattvabhávát; Bhúyashcánte Vishvamáyánivrittih. [Nëpërmjet abhidhyána-s, nëpërmjet shoqërimit dhe realizimit te Supremin dhe përmes tattvabháva-s (gjysmë-meditimi mbi Supremin ndërsa jeni në mes të veprimit-aksionit dhe punes), njeriu mund të kapërcejë magjinë e fuqishme të Vishvamáyá - Máyá universale.] Ju duhet të bëni abhidhyána. “Edhe nëse Parama Puruśa-ZOTI thotë se unë jam një mëkatar ose një poshtër i konfirmuar, unë nuk do ta lë Atë. Sido që të jem, mëkatar, budalla, i poshtër, do ta ndjek. Unë do të vrapoj dhe do të vrapoj pas Tij. Në fund të fundit, sa mund të vrapojë Ai? Unë me siguri do ta kap Atë.” Kjo është abhidhyána. Më pas vjen árádhaná. Çfarë është árádhaná? Ne e dimë se është mikrokozmosi-njeriu që bën sádhaná-praktike shpirterore në të gjitha aspektet. Tani kjo sádhaná është bërë për të arritur Parama Puruśa, për të arritur Desideratumin Suprem. Dhe kur në procesin e sádhaná-praktikantit shpirteror arrin një fazë të caktuar, atëherë ky individid e harron veten plotësisht. Ndonjëherë ndodh që një person që vrapon pas Tij në abhidhyána përfundimisht harron veten. Kjo njihet si árádhaná. Kjo ndodh edhe në sfera të tjera të jetës. Në lojëra dhe sporte, mund të ketë disa djem dhe vajza që në entuziazmin e tyre të tepruar ne loje bejne këmbët e tyre të mavijosura - por ata nuk shqetësohen për këtë. Edhe në muzikë, ka disa njerëz që zhyten plotësisht në muzikë, duke harruar gjithçka tjetër, madje edhe vaktet e te ngrenit dhe gjithshka te tyre. Nëse, duke bërë abhidhyána në Parama Puruśa, dikush e harron veten në një mënyrë të ngjashme, kjo njihet si árádhaná. Burimi: Abhidhyána dhe Árádhaná Shrii Shrii Anandamurti

Commenti

Post più popolari