Intelekti i duhur
Intelekti i duhur
Nëse Parama Puruśa ZOTI ju pyet për dëshirën tuaj për të kerkuar diçka, cila do të jetë përgjigjja juaj?
Ju duhet të kerkoni dhe luteni vetëm një gjë
"Unë dua nga bekimet tuaja që mendja ime, intelekti im, të lëvizë në rrugën e duhur". Sepse kur mendja ime drejtohet në rrugen e duhur, çfarë ka me tjeter për të kërkuar? Gjithçka ne jete është arritur tashme. Qeniet njerëzore përballen me rënien dhe degradimin e tyre ne jete për shkak të të metave dhe difekteve në intelektin e tyre.
Sa no buddhyá shubhayá saḿyunaktu.
Është thënë në Vedat se krijuesi i këtij universi është i madh. Lutja ime e vetme ndaj Tij është që ta mbajë gjithmonë Buddhin (intelektin) tim të lidhur me shubha (bekimin). Unë nuk dua asgjë tjetër pervec kesaj .
E njëjta gjë është thënë në Mantra Gáyattrii në gjuhen sanskrite -
Oṋḿ bhúrbhuvahsvah Oṋḿ tatsaviturvareńyaḿ bhargo devasya dhiimahi dhiyo yo nah pracodayát Oṋḿ.
“Ne meditojmë” – dhiimahi.
Pse meditojmë mbi Atë ZOTIN?
Që Ai të udhëheqë intelektin tonë në rrugën e drejtësisë.
Ky univers është saptalokátmaka, ka shtatë shtresa - bhuh, bhuvah, svah, mahah, janah, tapah dhe satya. Krijuesi i saj i drejtohet si "Savitá". "Savitá" do të thotë "Paraardhës". Disa njerëz ne indi gabimisht i quajnë vajzat e tyre "Savitá". Emri i një vajze nuk duhet të jetë "Savitá". "Savitá" do të thotë "baba", (gjinia mashkullore). Ne meditojmë mbi shkëlqimin e shenjtë hyjnor të krijuesit të shtatë lokave Shtresave apo niveleve.
Pse meditojmë mbi Të?
Që Ai të mund ta udhëheqë intelektin tonë (buddhi, medhá) në rrugën e duhur. “Dhii” do të thotë “intelekt”, “nah” do të thotë “i yni” dhe “pracodayát” do të thotë “të shkosh në rrugën e duhur”. Duhet të ketë vetëm një lutje nga ana e qenieve njerëzore – që intelekti i tyre të mund të udhëzohet në rrugën e drejtë. Nëse intelekti reformohet dhe drejtohet drejt te madhit ZOT, gjithçka arrihet. Nëse intelekti humbet, asgjë nuk arrihet.
Burimi: Intelekti i duhur
Publikuar ne:
Ánanda Vacanámrtam Pjesa 1
Shri Shri Anandamurtiji
Commenti