Dasha, Bhava dhe Mahabhava
Dasha, Bhava dhe Mahabhava
Njerëzit, pavarësisht nga defektet dhe të metat e shumta të tyre, janë qenie hyjnore. Ndonjëherë, për shkak të dobësive të tyre të përkohshme, kryejnë disa gabime ose krime; por pas të gjithave keto, ata janë manifestime të Zotit. Çdokush është një krijesë hyjnore dhe çdokush është i destinuar të bëhet i përsosur heret a vone. Çfarëdo që jemi tani është rezultat i mendimeve dhe veprimeve tona në të kaluarën, dhe çfarëdo që do të jemi në të ardhmen do të jetë rezultat i asaj që mendojmë dhe bëjmë tani. Veprimet tona të kaluara përcaktojnë gjendjen tonë të tanishme, dhe mendimet dhe veprimet tona tani do të përcaktojnë të ardhmen tonë. Ne të gjithë kemi ardhur nga burimi i padukshëm hyjnor dhe pas një periudhe të kufizuar do të kthehemi sërish te ai burim i padukshëm hyjnor. Asnjë objekt tokësor ose qenie njerëzore nuk është shoku ose i afërmi ynë i përhershëm. Prandaj, nuk duhet të pikëllohemi për asgjë.
Ádarshaná ápatitah punashcádarshanaḿ gatah; Násao tava na tasya tvaḿ tatra vrthá ká parivedaná.
[Çdo gjë ka ardhur nga bota e padukshme dhe përfundimisht do të kthehet përsëri te bota e padukshme.]
Në fakt, asgjë nuk të përket ty, dhe as ti nuk i përket askujt. Atëherë, pse dikush duhet të shqetësohet për ndonjë gjë pa nevojshme?
Prandaj, njerëzit e mençur konkludojnë se arritja e Brahma-s (Zotit) është qëllimi kryesor i jetës njerëzore; qëllimet e tjera janë vetëm dytësore. Kur njerëzit tërheqin të gjitha prirjet e tyre mendore nga të gjitha objektet e jashtme të botës dhe i drejtojnë ato drejt Brahma-s Zotit, janë të destinuar të ndjejnë një lumturi të madhe. Përsiatja e tyre e vazhdueshme për Zotin i çon ata në botën e ekstazive shpirtërore. Në filozofinë Vaishnavite, këto gjendje të ndryshme të ekstazes shpirtërore përshkruhen si dashá, bháva dhe mahábháva.
Per cdo aspirant (praktikues shpirtëror), sado e zezë dhe e pa lavdishme të ketë qenë e kaluara e tij, ka të drejtë për realizimin shpirtëror. Kriminelët e famshëm si Ratnakar, Angulimala, etj., të cilët thuhet se kanë kryer krime të shumta në jetën e tyre të kaluar, më vonë ishin adhurues të mëdhenj të Zotit dhe u bënë njerëzit më të mirë. Ajo që gjithmonë ka rëndësi është devocioni i dikujt dhe dëshira e madhe për t'u bërë i pastër dhe i shenjtë në jetë. Pjesën tjetër e menaxhon Zoti. Meqenëse kriminelë të pandreqshëm të këtij lloji u shndërruan në njerëz të shenjtë për një kohë të shkurtër, nuk ka arsye pse të tjerët të mos jenë të bekuar njësoj nga Zoti. Bekimet dhe miresia e Zotit janë gjithmonë me njerëzit. Ashtu si Zoti ka detyrën e Tij ndaj njerëzve, njerëzit kanë një detyrë ndaj Zotit. Detyra e njerëzve është të kryejnë vetëm ato vepra që i japin kënaqësi Zotit. Zoti kurrë nuk bën dallim midis një njeriu të shenjtë dhe një njeriu të ashtuquajtur mëkatar. Nëse Zoti dëshiron, ai njeriu i ashtuquajtur mëkatar mund të bëhet një adhurues i madh i Zotit në nje kohë rekord.
Shrii Shrii Anandamurtijii
Commenti