Qeniet njerëzore vijnë në këtë tokë për një periudhë shumë të shkurtër dhe brenda kësaj periudhe të shkurtër atyre u kërkohet të përfundojnë gjithçka. Pra, ka shumë punë për të bërë, por koha është shumë e shkurtër. Kështu, njerëzit inteligjentë e përdorin më së miri çdo moment të kohës së tyre – humbja e kohës është kulmi i marrëzisë. Asnjë qenie njerëzore në këtë tokë nuk do të qëndrojë për një kohë të gjatë, dhe qëllimi i jetës njerëzore është të arrijë realizimin shpirteror apo Qëndrimin Suprem. Qeniet njerëzore duke ecur përpara drejt ketij Qëllimi që është fiksuar para mendjes së tyre, do të duhet të kryejnë shumë punë të ndërlidhura. Prandaj thuhet: Mbani njërën dorë në këmbët e Zotit te Madh dhe me dorën tjetër bëni detyrat tuaja ne jeten e perditshme. Lëreni mendjen të lidhet vazhdimisht me Zotin e Madh. Dhe gjatë kryerjes së detyrave të përditshme, njeriu duhet të kujtojë gjithmonë se këto detyra janë gjithashtu detyrë e Zotit te Madh. Pikërisht kjo tokë në të cilën po jetojmë është gjithashtu një krijim i Zotit te Madh, kështu që t'i shërbesh kësaj bote do të thotë t'u shërbesh fëmijëve të Atit Kozmik.
- Ottieni link
- X
- Altre app
Kur dikush kujdeset për fëmijët e një familjeje tjetër, cila nënë apo baba nuk do të kënaqet të shohë se dikush kujdeset për fëmijët e tyre?
Zoti i Madh eshte i kënaqur me ata persona që u shërbejnë fëmijëve të Tij. Gjatë kryerjes së detyrave të tyre të zakonshme, ata duhet të kujtojnë se këto detyra nuk janë të destinuara për interesat e tyre personale; qëllimi i tyre i vetëm është t'i shërbejnë Zotit te Madh.
A ka ndonjë fund për detyrat e zakonshme në botë?
Qëllimi i të gjitha llojeve të detyrave është që qeniet njerëzore të jetojnë në këtë botë në atë lloj mënyrë ku askush të mos i shfrytëzojë të tjerët, askush të mos u shkaktojë mjerim të tjerëve. Nëse ka më pak shfrytëzim në botën e jashtme, do të ketë edhe më pak mjerim; dhe në kete menyre njerëzit do të kenë më shumë kohë për të ndjekur praktikat e tyre shpirtërore. Atëherë qeniet njerëzore do të arrijnë gjendjen supreme të përmbushjes shpirtërore në jetë. Nëse ka një shfrytëzim të rëndë në shoqëri, vëmendja njerëzore tërhiqet drejt këtij shfrytezimi; dhe si rrjedhojë vëmendja e njerzve largohet nga qëllimi i tyre kryesor. Pastaj lind një plogështi e madhe në rrugën e përpjekjes së tyre shpirtërore për të realizuar Zotin e Madh. Prandaj duhet të mbani mend se nëse do të ndërtohet një shoqëri njerëzore shpirtërore, qeniet njerëzore duhet të mbrohen nga shfrytëzimi dhe padrejtësia. Duhet të ketë rregullime të duhura ne shoqeri për të siguruar ushqim, veshje, strehim, arsim dhe trajtim mjekësor për çdo qenie njerëzore.
Ata njerez ndermjet jush që dëshirojne të krijojne drejtësi dhe njerëz të virtytshëm në këtë botë, detyra tyre është të vendosin themelet e një shoqërie të shëndetshme brenda një periudhe shumë të shkurtër. Nëse të gjithë ju do të punoni kolektivisht në këtë përpjekje, atëherë nuk do të duhet shumë kohë por; përkundrazi do të realizohet shumë shpejt.
Dua që gjendjes aktuale të dëshpëruar të shoqerise t'i vijë fundi dhe të ketë një të ardhme shumë të ndritur per te gjithe.
Botuar në: Disa probleme të zgjidhura
Shrii Shrii Anandamurtiji
Commenti