Rumi

Shihe dashurine
Si behet nje me te dashuruarin

Shihe shpirtin si shkrihet me token
Dhe ngjiz nje jete te re
Pse harrohesh me ate e kete
A se sheh si shkrihen ne dashuri gjerat ne njera tjetren

Pse flet per te njohuren dhe per te fshehten
Nuk e sheh si bashkohet e njohura me te fshehten

Pse mendon ndarazi
Per kete e ate jete
Kur njera lind nga tjetra

Kthe syte nga zemra dhe gjuha
Njera ndihet e shurdhet dhe memece
Tjetra flet me fjale e me shenja

Shiko ujin e zjarrin
Token dhe eren
Armiq e miq te gjith njeheresh

Ujku e qengji
Luani e dreri
Larg e prap sa prane

Shiko njeshmerine e gjithe kesaj
Pranvere e dimer
Te shfaqura ne ekuinoks

Edhe ti duhet te shkrihesh miku im
Se toka e qielli
Jane shkrire vetem per ty dhe mua

Beju si ene sheqeri
i embel por i heshtur
Mos u perziej me fjalet e hidhura

Dashuria ime rritet
E rrenjet i ka thelle ne zemren time
E ç`bashkim me te madh se ky mund te kete.

.........

Nje jete pa dashuri eshte e pa vlere
Dashuria eshte uji i jetes
Pije me zemer e me shpirt!

Divan-i-Shams 

Commenti

Post più popolari