GITANJALI - TAGORE
Aty, ku mendja nuk njeh frikë dhe njeriu ecën kryelartë
Atje, ku dija është e lirë,
Atje, ku bota nuk është e ndarë me mure të ngushta;
Atje, ku fjalët burojnë nga thelbi i të vërtetës;
Atje, ku krahët palodhur duan të rrokin të përkryerën;
Atje, ku kroi i kulluar i arsyes nuk tretet,
në shkretëtirën djerrë të zakoneve të shkuara;
Atje, ku mendja e hapur drejtohet nga ti vetë
drejt ideve dhe veprave që shohin të ardhmen –
Në atë qiell të tillë lirie, o Atë, zgjoje popullin tim.
GITANJALI - TAGORE
Commenti