HYNQAR HAXHI BEKTASH VELIU
Bektashizma e mori kete emer sepse si institucion spiritual u themelua dhe organizza nga shenjtori i madh HYNQAR HAXHI BEKTASH VELIU
Shenjteria e tij eshte nga persia (irani i sotem)dhe lindi ne qytetin nishabur qe ndodhet ne rrethinat e horasanit ,ne vitin 1248 pas krishtit
Zbret nga nje familje e madhe prej fisit profetik,prandaj edhe mori titullin “sejjid”
Fisi i tij rrjedh ne kete menyre :
haxhi bektashi eshte i biri i ibrahimit te dyte,ibraimi eshte i biri i sejjid musait ,i biri i sejjid hasanit,i biri i sejjid ibrahimit ,i biri i sejjid mehdiut,i biri i sejjid muhamedit,i biri i sejjis hasanit,i biri i ibrahim muqerrem muxhabit,,i biri imam musa qazimit,qe sic dihet eshte nje nga 12 imamet qe zbret nga familja profetike
i ati i hynqar haxhi bektash veliut ishte sundues dhe guvernator i fiseve te atjeshme dhe zoteronte nje vend mjaft te gjere
e ema e tij ishte zonja hateme ,e bija e nje familje te degjuar te nishaburit, i ati i saj Ahmed efendiu ka qene nje nga dijetaret e vendit .
Haxhi bektash veliu qysh ne moshe te vogel shquhej per cilesi te rradha foshnjore ,qysh ne kete moshe filloi studimet e tij ne shkollat e persise ,shquhej mbi te gjithe per zotesi ,urtesi,zgjuarsi,dhe sjellje te mire,kurre nuk i kishte merzitur shoket ,dhe kur benin gabim i falte dhe i keshillonte ,nuk ja hidhte ne sy kurre te meten e tjetrit ,por me te gjithe shkonte mire,aq sa e donin qe te gjithe ,kudo fitonte simpatine e te gjitheve
Ne kete menyre vazhdoi mesimet dhe kur u rrit u diploma nga te gjitha shkollat civile te kohes
Ne moshen e pjekurise filloi mesimet mistike prej te madhit Lokman Perende (mjeshter mistik i kohes)nje nga mistiket e medhenj te te atij vendi ,ju vu me gjithe mend asaj dege (misticizmit)dhe korri suksese te medha morale dhe spirituale
I frymezuar nga keto keto parime , u menjanua nga bota fare dhe ju kushtua idealit te tij mistik
Kur nderoi jete i ati ,te gjithe e shtrenguan qe ta vinin ne vend te tij qe te sundonte vendin ,por haxhi bektashi nuk e pranoi nje gje te tille me asnje menyre,vijonte gjithnje rrugen e tij ,rrugen e persosmerise dhe i sherbente kurdohere ketij ideali
Ne fund u inspirua prej shejtit udherrefenjes te mbaruar hoxha Ahmed Jeseviut,qe te shkonte ne vendin e quajtur “biladirum”(anatoli ,turqi)si misionar dhe te perhapte idealin spiritual mistik
Haxhi bektashi nuk e beri dy urdherin dhe menjehere u pregatit per te shkuar ,para se te shkonte atje vajti dhe vizitoi turbene e te madhit Ali ne qytetin e naxhafit ne irak,atje qendroi 40 dite me rradhe duke bere lutje
Ne henen e caktuar (dhilhixhe) shkoi ne MEKE per te kryer urdherin e pelegrinazhit islam dhe mori titullin HAXHI te cilin e gezon edhe sot e gjithe diten
Me vone vizitoi muzoleumin e profetit Muhamed a.s.ne medine ku qendroi edhe atje 40 dite duke bere lutje ,pastaj vizitoi palestinen,damaskun ,dhe shume vende te tjera te shejta ,atje vizitoi te gjithe mezaret e te gjithe profeteve dhe shejtoreve me radhe
Ne fund ne vitin me 1281 arriti ne vendin e porositur “sulxhe karaujuk”(anatoli) ku u takua me shume mistike te tjere ,ne fillim gjeti shume kundershtime ,por haxhi bektashi ,me zotesine e tij dhe me fjalet e tij te larta e te dokumentuara mire ,i bindi ata dhe te gjithe ju i u perulen pa asnje kundershtim
Atehere themeloi atje tesene e pare bektashiane ne bote me 1282 ,e cila mori fame me vone dhe u be qendra e pergjithshme bektashiane ,Haxhi bektashi organizoi ceremonite bektashiane dhe nga koha ne kohe ,me qindra njerez e vizitonin dhe mernin dore prej tij
Dita dites shumoheshin anetaret spirituale aq sa bektashizma u perhap kudo dhe u degjua ne te gjitha viset e anatolise ,si u perhap ne te gjithe turqine ,Hynqar haxhi bektashi dergoi misionare edhe jashte keshtu qe bektashizma u zgjerua dhe u perhap ne te gjitha viset myslimane te asaj kohe si ne lindjen e mesme , egjipt,persi,arabi,ballkan,etj,me nje kler te madh dhe me miliona anetare
HYNQAR HAXHI BEKTASH VELIU si i sherbeu me sukses idealit te vet mistik spiritual,bektashizmes ,mbindricoi gjithe boten me parimet e saj ,dhe me 1341 ne moshen 93 vjecare ndroi jete dhe u varros me nderime te medha ne vendin e teqese ne nje tyrbe te madhe dhe te bukur , e cila edhe sot edhe gjithe diten eshte nje vend vizite per te gjithe boten
Per famen e tij ,e gjithe kjo krahine mori emrin e tij dhe po e trashegon edhe sot e kesaj dite
HUNQAR HAXHI BEKTASH VELIU pervec drites se bektashizmes qe i ka bere sherbime te medha gjithe botes mbare na ka lene edhe libra te shtypyra tani kohet e fundit ne turqi , njera nga keto libra e ka titullin “mekalati haxhi bektash” (frazat e haxhi bektashit) dhe nje tjeter liber qe e ka titullin”fevaidul fukara”(dobite e farfavet)tani se afermi na ka rene ne dore libri “fevaidul fukara”prej se ciles me poshte po perkthejme nje pjese prej saj qe te perfitojne edhe shqiptaret dhe te kene nje ide nga permbajtja e saj
Pervec ketyre librave HYNQAR HAXHI BEKTASH VELIU ka folur dhe ka lene edhe shume vjersha mistike ,te cilat kendohen me melodi neper muhabetet e teqeve ,disa nga keto vjersha dhe poezi te perkthyera ne shqip,permbahen ne pjeset e ketij libri,ku behet fjale mbi literaturen bektashiane
HAXHI BEKTASH VELIU ka lene edhe shume fjale te larta ,njera prej te ciles eshte ajo qe i ka thene mbretit orhan te turqise :
“po te jesh shpirterisht me mua ,je prane meje edhe sikur te ndodhesh ne jemen,dhe
po te mos jesh shpirterisht me mua ,je ne jemen edhe sikur te ndodhesh fizikisht pane meje”
ZOTI NA PAJISTE ME DRITEN E TIJ
AMIN
Commenti