Bektashizma
Bektashizma eshte dogma mistike qe meret me persosmerine e njeriut ,eshte rruga qe e udheheq njeriun dhe e shpie ne objektivin e deshiruar ,ne afrimin me zotin
Eshte ajo rruge vetmitare mistike qe e mergon ndjekesin nga te gjitha shijet e kesaj bote dhe e pajis me dashurine e zotit ,shkrihet fare (fena fellah) ne te dhe mbetet tek ai (beka billah)
Bektashizma adhuron dhe rrespekton gjitha urdheresat dhe veprimtarite islame mistike,baza e saj eshte kurani dhe fjala e profetit muhamed a.s. .Bektashizma adhuron zotin e madh dhe i falet dhe lutet atij ,duke e njohur si pushtetin e plotfuqishem ,krijuesin e cdo gjeje .
Admiron profetin muhamed a.s. si ndricues botror I drites mistike islame dhe I kushton nje rrespekt te madh hazretit ali a.s.- i cili i frymezuar nga profeti muhamed a.s. me frymen mistike islame –eshte ai qe e pajisi boten islame per here te pare me njohurite dhe driten mistike sa dhe u quajt nga te gjithe dijetaret dhe mistiket islame shahi evlija qe do te thote Mbreti i shejtoreve
Ky frymezim rrodhi ne kete menyre:
nje dite i madhi ali i tha profetit muhamed a.s. – o profet i zotit ! te luetem me tregoni rrugen me te afert qe te con tek zoti ,me te miren ,dhe me te lehten per popullin
-eshte ajo qe u perfitua prej profecise ,u pergjigj profeti
por cila eshte ajo?- pyeti perseri i madhi ali
-vazhdimi i permendjes ne vetmi dhe kudo qe ndodhesh i emrit te zotit- u pergjegj profeti muhamed a.s.
por si ta permendim zotin? –pyeti perseri i madhi ali
Atehere profeti i madh qendroi para te madhit ali dhe i dha urdher qe te mbyllte syte,te afronte veshin dhe te degjonte ,ne ate cast profeti i madh shqiptoi tre here fra zen e njetimit qe eshte :
“ska zot tjeter vec zotit te madh”!
si mbaroi kjo i dha urdher te madhit ali ta shqiptonte edhe ai kete fraze
si mbaroi kjo ceremoni te madhit ali ju hapen dyert e mistereve te fshehta te botes shpirterore dhe ju frymezua persosmeria
I madhi ali kete drite hyjnore u a la trashegim femijes profetike ,imameve me rradhe ,gje e cila u trashegua brez mbas brezi deri sa erdhi tek piri yne HYNQAR HAXHI BEKTASH VELIU i shejte
Ky pra eshte kuptimi dhe rendesia qe i japin bektashijte fjaleve ALLAH-MUHAMED-ALI-te cilat jane interpretuar keq nga ata qe mundohen dhe duan te percojne parimin bektashian
Pervec detyrave dhe normale te pergjithshme shpirterore bektashizma ka si EVRAD (tradite) dhe dy lutje te vecanta ,njeren ne mengjes kur agon dita dhe tjetren ne mbremje kur perendon dielli .
Ne keto falje bektashijte i luten zotit te madh per mbarevajtjen dhe perparimin e te gjithe njerzimit
Pervec agjerimit lunar islamik bektashizma ben edhe agjerimin perkujtimor te matemit (zise) qe eshte zija e qerrbelase ,ne keto dite zije perkujtohen te gjithe deshmoret e qerrbelase me imam hysenin e madh ne krye te cilet rane deshmore ne fushen e nderit duke qene te etur e te djegur per nje pike uje ne vapen e gushtit
Kete nuk e bejne vetem bektashijte por e gjithe bota islamike (shitet)dhe sidomos te gjitha rruget mistike e cmojne dhe e perkujtojne kete sakrifice –dhe per nder te deshmoreve te qerbelase nuk pijne uje per 10 dite me rradhe .
Pervec ketyre bektashizma feston edhe ditelindjen e te madhit ali ,per ta nderuar si frymezuesin e pare te dogmes mistike islame
Ceremonite bektashiane behen te gjitha perpara publikut ,pervec ceremonive te dorezimeve dhe te lutjeve te posacme,ne te cilat marinpjese vetem ata qe jane anetare spirituale,domethene muhibe.
Ky eshte nje rregull i pergjithshem i misticizmes e cila i rrezervon hollesite e saja nga ata qe nuk kane pjekurine e duhur dhe nuk i quan te afte per te kuptuar keto hollesi ,kete e tregon edhe vete fjala misticizme ,e cila vjen nga rrenja greke “mistikos” qe domethene sekret
Nga libri “mistica islame dhe bektashizma”
Commenti