........... kur lind çështja e përgjegjësisë sociale, ajo duhet të konsiderohet me shumë kujdes. Njerëzve të papërgjegjshëm nuk mund t'u besohet përgjegjësi shoqërore, sepse ata që mbajnë mbi supe përgjegjësinë sociale do të duhet ta udhëheqin njerëzimin në rrugën e zhvillimit dhe të korrigjojnë anetaret e shoqerise nga rrugët e mëkateve. Nëse ata vetë janë të një mentaliteti të mbrapshtë, nuk do ta kenë të mundur të kryejnë përgjegjësinë e tyre shoqërore. Është thënë: "Trupi kolektiv i atyre që janë të angazhuar në përpjekjet e përbashkëta për të kapërcyer hendekun midis shprehjes së parë të moralit dhe vendosjes në humanizmin universal quhet shoqëri". Pra, përgjegjësia sociale duhet t'u besohet atyre që janë të aftë ta përmbushin atë me ndershmëri. Nëse morali është pikënisja e rrugëtimit të shoqërisë, atëherë ata që janë në krye të saj duhet të jenë moralistë. Dhe meqenëse shoqëria synon të vendosë universalizmin, ata njerëz duhet të jenë universalistë. Dhe per te mbushur plotesuar hendekun midis moralizmit dhe humanizmit universal duhet të ushtrohet, sádhaná-ja praktika shpirtërore kjo gje eshte një domosdoshmëri, kështu që njerëzit e pergjegjshem duhet të praktikojnë sádhaná praktike shpirterore rigoroze. Filozofia e tyre e jetës duhet të jetë: “Morali është baza, sádhaná (praktika shpirterore) është mjeti dhe jeta hyjnore është qëllimi. Shrii Shrii Anandamurtijii

Commenti

Post più popolari